Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Trajneri i Tiranës: I jam lutur Zotit për COVID-19, largimi është…

Emanuel Egbo është i bindur se shumë shpejt, ai do t’i kthehet punës në fushën e lojës me Trianën për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion. Por në intervistën e tij për ”Fan Zone”, ai pranoi se nuk ishte kundër edhe idesë së fitores së trofeut në tavolinë.

“Nuk është se nuk i kam bërë llogaritë për koronavirusin. Përsëri mendoj se gjithçka është në dorë të Zotit.

Stërvitja? Kampionati shqiptar quhet Superligë dhe nuk është amator. Me stafin kemi krijuar menjëherë kushtet që ata të stërviten. E kemi krijuar menjëherë besimin me lojtarët që të stërviten, që të mos jemi në mbipeshë pas karantinimit. Jam gjithmonë në komunikim me lojtarët, disa e kanë shumë të vështirë pasi e kanë familjen larg. Në radhë të parë duhet të jemi më të interesuar për shëndetin e tyre. Kam besim se lojtarët pasi të fillojë kampionati, ata do të jenë 60-70% gati.

Sekreti i Tiranës së Egbo? E kam thënë shpesh që nuk ka shumë sekret. Sekreti i parë është që kemi besim te Zoti, kemi besim te vetja jonë duke dhënë maksimumin. Ka shumë gjëra pozitive te Tirana, lojtarët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe jemi si familje. Lojtarët tani kanë krijuar një vetëbesim dhe besojnë se deri në minutën e fundit mund t’ia dalin. Zoti na e ka dhënë gjithçka. Unë gjithmonë besoj dhe nëse diçka është përcaktuar ajo do të ndodhë. Klubi ka pasur shumë njerëz pozitivë deri tani. Është një ekip që është ndërtuar për kampion. Gjithçka ka qenë e vendosur nga Zoti.

Rivali më i fortë, Partizani tani apo Dinamo 2002? Unë mendoj se edhe ky i këtij viti është një nga kampionatet më të vështira. Në 2002 kishte vetëm Dinamo, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, ishin pak ekipe të vështira, ndërsa tani janë të gjitha skuadrat të vështira. Ky është kampionati më i vështirë që kur kam qenë në Shqipëri.

Jam lutur te Zoti që kjo situatë të kalojë dhe besoj që gjithçka do të ndryshojë. Largimi i virusit është vetëm çështje kohe. Nuk mendoj për kupat e Europës. Në karantinë kam parë shumë pak TV, vetëm ndonjë lajm. Kam studiuar gjërat që më interesojnë më shumë. Kam bëra gjërat që nuk kisha kohë t’i bëja më parë.

Titulli në tavolinë? Pse të mos e pranoja titullin në tavolinë! Por do ishte kënaqësi ta merrnin në fushë dhe të luajmë deri në fund”, ishin fjalët e Egbo.

Related posts

ZERO GOLA 3 FITORE/ Portieri i Milanit është hajmali, ja sa fiton për ndeshje

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me disa momente më të pakuptueshme përgjatë Botëroreve

Sadik.Autor

“FUTBOLLI NA BASHKON”/ Lojtarët e BESËS vizitojnë qendrën sociale të fëmijëve autik (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment