Futboll La Liga Sport

FINANCAT NË KOLAPS/ Ja arsyeja pse REALI akoma s’ka blerë asnjë sulmues

Real Madridi dhe bordi i tij e di që ekipi ka nevojë për lojtarë të rinj dhe shikuar në llogarinë e klubit, janë 300 milionë euro që presin për t’u shpenzuar.

Pyetja është e qartë. Psenuk po blejnë një lojtar ‘big’? Nuk është e lehtë ta kuptoni, por e ka një shpjegim.

Los Blancos me këtë shumë do të mund ta sillte vetëm Neymarin, kështu që këto 300 milionë euro janë të destinuara për brazilianin, me një vendim të UEFA’s të marrë më parë transferi mund të bëhet.

Ka dy varieante që duhet marrë parasysh.

Pika e parë dhe më e rëndësishme është roli i UEFA të cilët ende e kanë dosjen e hapur për Paris SAint-Germain, në të cilën numrat janë duke u studiuar në detale.

Këtu hynë të gjithë transaksionet e PSG’së gjatë sezonit 2016/17.

Marca ka mësuar se zyrtarët e UEFA’s kanë kontraktuar dy auditor të pavarur për të vlerësuar kontratat e sponsorizmimeve që janë paraqitur nga klubi francez të cilat janë dy apo tri herë më të mëdha se sa fitojnë klubet e tjera.

Pagesat janë bërë nga banka e Katarit po shqyrtohen gjithashtu sepse analistët e konsultuar nga MARCA besojnë që ata janë pjesë e këtij sponsorizimi të fshehtë që është duke ju nënshtruar një ekzaminimit të plot nga kompanitë e auditimit.

Vendimi i komunitetit të UEFA’s pritet të merret në ditët e fundit të gushtit.

Paralelisht, përpos PSG, edhe Barcelona është duke u hetuar për pagat pasi që ato kalojnë 80 për qind të shumave të sponsorëve dhe se ata duhet të barazohen për sezonin 2017-18.

Në javët në vazhdim, pritet të dihen klubet dhe emrat që janë duke u hetuar, por Real Madridi nuk është fare në rrezik.

PSG beson se gjithçka është në rreguill, por janë të vëmendshëm për situatat e mundshme që mund ti vënë në rrezik sheikët e Katarit për ëndrrën e tyre për të sjell në një ekip Neymar dhe Mbappe.

Problemi që është shfaqur në horizonte më shumë mund të ndryshojë të ardhmen e brazilianit.

Dëshira e tij është që të vazhdojë më shumë se një vit në Paris që ka përmbytur ëndrrat e Paris, por deri më 31 gusht gjithçka është e mundshme.

Në këtë skenar, Real është duke kërkuar alternativa po asnjë nuk ka arritur ti bind.

Humbja kundër Atleticos nuk do ta ndryshojë këtë atmosferë, kështu që në fund Lewandowski, Werner apo Rodrigo do të vinë por jo me çmimet e lartpërmendura. Reali e ndjen nevojën e një sulmuesi. Tani priten zhvillime të forta deri në fund të sezonit.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Kthesa e Dinamos fillon që nga grumbullimi, “nëndetësja” zhvendoset pranë bregdetit

Delo.autor

Coutinho: Është e pabesueshme sesi Messi përmirësohet çdo ditë

Q.Autor

DUELI I SHUMËPËRFOLUR/ Kush do të mbrojë portën e PSG-së ndaj Manchester City?

F.autor

Leave a Comment