Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Trajneri italian në izolim, si e kalon ditën Sormani i Partizanit

Mes shumë italianëve që ndodhen në Shqipëri është edhe Adolfo Sormani, trajneri i kampionëve në fuqi të Partizanit që është i karantinuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Tufa: Mister si e shihni situatën si një italian qe jeton i larg vendit tuaj dhe qe për fat te keq Italia është nder vendet me te prekura nga corona virus?

Sormani: Sigurisht është një moment i veçantë, shumë i vështirë për vendin tonë. Ditët e kakluara k/ministri juaj, Rama bëri një gjest të madh solidariteti teksa dërgoi 30 mjekë e infermierë në një moment delikat. Numri i të prekurve është shumë i lartë dhe administrimi i situatës ishte i vështirë sidomos për personelin mjekësor.

Tufa: Ju jeni këtu ndërkohë qe te afërmit e tu janë ne Itali me një situate te vështirë.

Sormani: Është e qartë se kjo situatë po jetohet me shumë kujdes. por edhe sikur të ndodhesha në Itali, nuk do të isha ndihmë. Ky nuk është momenti për të lëvizur, është momenti për të qëndruar në shtëpi, mund të japësh ndihmën vetëm në momentin kur bën detyrën si qytetar.

Tufa: Ne aspektin njerëzor, çfarë bëni gjithë ditën këtu ne karantinë?

Sormani: Në aspektin njerëzor, është një moment kur flet me miqtë, me personat që janë larg. kam pasur fatin të udhëtoj shumë dhe kështu njoh shumë persona nga disa vende të botës dhe në këto momente kur të gjithë janë të përfshirë ka një ndjenjë të fortë solidariteti.

Tufa: Sa i përket pjese sportive, çfarë do te thotë kjo ndërprerje ne një moment deciziv te kampionatit?

Sormani: Edhe mediat në Itali më kanë telefonuar për të më bërë këtë pyetje. në një situatë të tillë, mendoj se aspekti sportiv duhet të kalojë në plan të dytë. Ka persona që vuajnë e po vdesin në të gjithë botën. Mendoj se të flasësh për futboll është mungesë respekti kundrejt personave që po punojnë për të shpëtuar jetë e për ata që për fat të keq na kanë lënë.

Tufa: Duke shpresuar qe kjo situate te kaloje sa me shpejt, si e sheh situatën e Partizanit?

Sormani: besoj se kur të rifillojë kampionati, skuadra do të ketë shumë stimuj për të marrë rezultatet që meriton. Pasi i ripashë ndeshjet, jam i bindur se kemi marrë më pak nga sa meritonim përsa i përket paraqitjes në fushë.

Tufa: Një mesazh qe ke për lojtaret e tu dhe për protagonistet e tjerë te futbollit?

Sormani: Në këto momente solidariteti, gjithsecili duhet të bëjë detyrën e tij si qytetar; të qëndrojë në shtëpi dhe të mos vihet në kushtet që mund të shndërrohet në një bartës të virusit. Në këto momente kjo është gjëja më e rëndësishme.

Related posts

NGA MAURIZIO TEK MAURICIO/ Lëkundet stoli i Sarrit. Tjetër konfrontim me lojtarët

Delo.autor

TEUTA-PARTIZANI/ Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Krizë financiare? Te Skënderbeu kanë 2 muaj pa marrë rrogat

Sadik.Autor

Leave a Comment