Futboll Seria A Sport

“NUK SHKOJ TEK JUVENTUS”/ Mbrojtësi i Milanit: Ibrahimovic është i ashpër në stërvitje

Davide Kalabria është një ndër futbollistët e Milanit që dje ka folur për televizionin e klubit. Mbrojtësi ka komentuar karantinën e tij, ka zbuluar sekrete për shokët e ekipit dhe gjithashtu ekipin tek i cili nuk do të shkonte në rast oferte.calabria

Si jeni dhe si po vazhdon stërvitja në kushte shtëpiake?

Fatmirësisht gjithçka është në rregull. Mundohem të stërvitem sa më mirë, por është e kuptueshme që nuk mund të jetë e njëjta gjë. Dua të jem në formë dhe po përkushtohem shumë në ato që janë udhëzimet e stafit teknik. Pjesën tjetër të kohës e kaloj duke lexuar ose duke parë ndonjë film.

Persë zgjodhët Milanin kur mund të ishin pjesë e ekipeve zinzhir të Breshas apo Atalantës?

Isha fëmijë dhe  mund të shkoja kudo. Bresha do të kishte qenë më komode për familjen sepse unë jam breshan, por edhe Atalanta ishte më pranë shtëpisë. Ja që Milani ishte ekipi im i zemrës dhe zemra nuk komandohet.

Cili ka qenë zhvillimi juaj si futbollist?

Në fillim luaja në mesfushë, por në vitin e parë me të rinjtë trajner Inzagi më zhvendosi në të djathtë të mbrojtjes, rol më të cilin nisa të luaj edhe në ekipin e parë. Mendoj se jam një lojtar që di të përshtatet e mund të luaj kudo.

Na thuaj emrin e një kampioni që do të donit të kishit te Milani?

Më pëlqen shumë Mesi, por e di se është e pamundur që të vijë te Milani, gjithsesi gjithmonë është bukur të mendosh për kampionë të tillë si shokë skuadre.

A kishit probleme me Suson?

Përkundrazi, shkonim shumë mirë. Duke qenë se luante në krahu tim, gjatë ndeshjeve flisnim shpesh, madje edhe për çështje taktike. Kemi folur për herë të fundit pak ditë më parë dhe më tha se ishte izoluar me familjen. Rëndësi ka që janë mirë.calabria.milan.spalle.festa.gruppo.kessie.suso.piatek.2018.19.690x400

Keni pasur ndonjë problem me tifozët ultras të Milanit?

Nuk njoh asnjë nga përfaqësuesit personalisht, por kam miq që janë pjesë e grupimit. E kuptoj mërzinë e tyre, por kanë të drejtë të na qortojnë nëse nuk arrijmë rezultate për një kohë të caktuar. Ata na kanë mbështetur gjithnjë, ndaj nëse vendosin të na qortojnë, do t’i pranojmë kritikat.

Cili ekip meriton titullin e Serisë A?

Sa pyetje e vështirë… Lacio po zhvillon një kampionat fantastik dhe mendoj se shumë njerëz i kanë nënvlerësuar kampionët e saj. Juvja ka më shumë emra të mëdhenj dhe fiton prej vitesh. Si tifoz do të më pëlqente një ndryshim për sa i përket titulli, por bardhezinjtë nuk kanë arritur asgjë rastësisht pasi kanë vite që punojnë fort.

Kur mendoni se do të nisë kampionati?

Ka shumë pasiguri dhe askush nuk di asgjë të saktë. Në një moment të tillë vështirësie bëhet e ndërlikuar të mendosh apo të gjesh zgjidhje. Nëse luhet aq shpesh sa thonë mendoj se do të ishte sfilitëse për të gjithë, e jo më kot janë hedhur hipoteza për zgjidhje edhe më drastike.

Sa i vështirë ka qenë ky sezon?

Milani ka vite që has vështirësi për shkak edhe të ndryshimeve të shpeshtë në rend drejtuesish apo trajnerësh. Jam profesionist dhe mundohem të shoh nga e ardhmja, ndaj uroj që sezoni i ri të jetë më i frytshëm.

Cilët lojtarë janë pikë referimi për ju?

Maldini pa dyshim, por idhulli im më i madh ka qenë Kaka. Janë dy legjenda të Milanit për të cilët kam admirim dhe respekt të madh.

I kujtoni emocionet e golit të parë?

E si mund t’i harroj. Ka qenë ndaj Romës dhe gëzimi ishte i madh pasi vlejti për të fituar ndeshjen. Jam mbrojtës e shënoj rrallë, por goli dhuron emocione të mëdha.Davide+Calabria+Juventus+vs+AC+Milan+Serie+3K0X1M3USrml

Kush nga lojtarët aktualë të Milanit është miku juaj më i mirë?

Me Xhixhon kemi qenë bashkë që në ekipin e fëmijëve, por edhe më vëllain e tij Antonion shkoj shumë mirë. Jemi një grup i bashkuar e me djemtë takohemi edhe në kohën e lirë. Ruaj miqësi me Kutronen dhe Lokatelin me të cilin bëj edhe pushimet.

Një opinion për karakterin e Ibrahimoviçit?

Në stërvitje është tepër kritik dhe i ashpër, ndërsa sa dalim nga fusha shndërrohet në një personazh simpatik. Është një kampion i madh, por nuk i kursen ironitë edhe me veten tij. Ardhja e tij te Milani na ka dhënë shumë energji sepse është fenomen e profesionist shembullor që të shtyn të japësh më shumë e gjithmonë.

Cila është ndeshja që ju ka mbetur në zemër si lojtar e si milanist?

Finalja e Ligës së Kampioneve e vitit 2007 sepse nuk ndodh që të përballesh me të njëjtin rival në finale pas dy vitesh e të fitosh. Pastaj, si lojtar, debutimi dhe goli i parë janë dy momente të paharrueshme.ronaldo.calabria.rigore.2020.750x450

Çfarë mendimi keni për Teo Hernandezin?

Kampion i madh në fushë dhe një djalosh fantastik jashtë saj. Është ambientuar në mënyrë të përsosur. Në fillim hasi disa vështirësi, por spanjollët e grupit e ndihmuan të përshtatej.

A do të pranojë një transferim të Juventusi?

Juvja është një skuadër e madhe e një klub i madh, por jam te Milani e shumë i lumtur.

Lojtar më i fortë me të cilin ke luajtur?

Kam pasur fatin të stërvitem me Kakanë e Robinjon, dy fenomene me topin ndër këmbë. Zgjedh ata të dy.

A është Ibrahimoviç lideri i Milanit?

Pa dyshim. Ka një talent unik që i ka rritur vlerat e skuadrës. Ardhja e tij në ekip ka qenë diçka shumë e bukur.

Related posts

MIQËSORJA/ Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Nantes – PSG

Q.Autor

LOFTUS-CHEEK BËHET “DJALL”/ Kryen vizitat mjekësore. Milani në treg dhe për një “bomber”

F.autor

Leave a Comment