Futboll Seria A Sport

LAUTARO TEK BARCELONA? Interi planifikon shkëmbimin e “çmendur” prej…

Pavarësisht koronavirusit, pavarësisht paralizës që ka prekur futbollin prej një muaji, asnjë ditë nuk kalon te Barcelona pa studiuar planin e marrjes së Lautaro Martinez nga Interi. Tani, kjo gjë dihet.

“Toro” do të ishte zëvendësuesi ideal i Luis Suarez në të ardhmen, si dhe një partner i përsosur për Leo Messi në të tashmen. Interi e di mirë se fjalët pothuajse në ajër këto ditë, së shpejti do të kthehen në negociata të vërteta. Në verë do të hapen dy rrugë për zikaltrit: ose t’i rezistojnë fundit të hidhur, ose të pranojnë një transferim, që vlen edhe për ta.

Dhe në këtë kontekst, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Interi ka zbuluar një ide të çmendur nga strategjitë e tregut të transferimeve. Koncept aq i thjeshtë, sa edhe i bujshëm: Barcelona do Lautaro Martinez? Pse të mos kërkojmë Antoine Griezmann si këmbim?

Klauzola e përfundimit të kontratës së argjentinasit është 111 milionë euro, ndërsa Griezmann u ble 120 milionë euro një vit më parë. Vlerësimi është pra, praktikisht identik, edhe nëse mund të bëhen dallime të moshës (22 vjeç kundër 29 të francezit) dhe të performancës në sezonin e ndërprerë (Lautaro shpërtheu, Griezmann zhgënjeu pak).

Pengesa për negociatat duket se është paga e Griezmann, për sa iu përket llogarive të Interit. Francezi, një vit më parë, për të pranuar ofertën e Barcelonës, pranoi një ulje të pagës nga 23 milionë të garantuara nga Atletico Madrid në 17 milionë euro, sa merr tani në Katalonjë. Shifra jashtë mundësive të Interit, që do të kishte nevojë për ulje. Por, ka akoma kohë për këtë.

Ndërkohë, përveç Barçës, “Tuttosport” zbulon se si Manchester City është i interesuar gjithashtu për argjentinasin. “Fair play financiar” peshon te britanikët, por armët për të nisur sfidën eventuale ndaj Blaugrana-ve (për Lautaro) ekzistojnë.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Goli i javës në Premier League është shënuar pa dashje (VIDEO)

Isa.Autor

“PA ZHURMË, PA EMRA TË MËDHENJ NË EKIP DHE PAK PARA”/ Luftëtari dhe Bylysi dy ekipet SURPRIZË, që u ktyen në HIRUSHET e futbollit shqiptar

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Southampton. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment