Futboll Seria A Sport

Inter, gati të sakrifikojë Icardi-n për dyshen Martinez-Dzeko

Inter po programon të ardhmen, në pritje për të kuptuar se në cilën kupë europiane do të luajë sezonin e ardhshëm. Champions është shumë i rëndësishëm për arkat e klubit zikaltër, duke parë se pa vendin e katërt do të ishte më e vështirë të ndërtohej një ekip cilësor. Lajmet e mira janë arritja e marrëveshjes me De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez, me këtë të fundit që mund të luajë një rol kyç për të ardhmen e klubit milanez.

Situata e Icardi-t nuk është aspak e qartë. Një nga arsyet për këtë është nevoja e klubit për të rregulluar bilancin dhe për të respektuar rregullat e “fair play”-it financiar brenda fundit të muajit qershor. Kështu, shitja e tij mund të ndryshojë gjithçka, veçanërisht nëse do të paguheshin 110 milionë eurot e klauzolës së tij.

Një mundësi kjo që Inter e mban parasysh, edhe pse asnjë ofertë nuk është bërë deri tani për kapitenin zikaltër. Oferta e fundit zyrtare ka qenë ajo e Napoli-t të De Laurentiis: 50 milionë euro, plus kartonin e Gabbiadini në këmbim të Icardi-t dhe Santon. Por, pas një tjetër sezoni në nivele të larta, edhe blerja e Martinez mund të shtyjë në ndryshimin e planeve.

Ideja e Inter është që të krijojë menjëherë hapësirë për sulmuesin e datëlindjes 1997, i cili do të transferohet te zikaltrit nga Racing Avellanda, por jo pa i vënë në krah një ekspert të Serie A. Një lojtar që ta ndihmojë të rritet me qetësi.

Emri që tërheq më shumë drejtuesit e Inter është ai i Edin Dzeko, që në janar ka qenë shumë afër transferimit të Chelsea. Një shenjë kjo që tregon se Roma nuk e konsideron të paprekshëm. Plane këto që mund të vihen në zbatim në momentin e duhur.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Milan gati dy super goditje për merkaton e janarit, ja emrat…

Delo.autor

MESSI HISTORIK/ Barcelona ia bën “8 me 2” Huescas në “Camp Nou”

Isa.Autor

JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Përcaktohet axhenda, ja kur luhen 5 duelet dhe stadiumet që presin ndeshjet…

Delo.autor

Leave a Comment