Futboll Sport

“LËRENI TË QETË RONALDINHON”/ Valdano: Me krimin e tij, gjysma e botës në burg

Ish-futbollisti dhe trajneri i Argjentinës, Jorge Valdano, i doli në mbrojtje Ronaldinho Gauchos pas peripecive që po kalon braziliani në Paraguai, ku u ndalua nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Valdano, në shkrimin e tij në gazetën “El País”, me titull “Lëreni të qetë Ronaldinhon”, tha se “Ronaldinho u burgos për disa javë. Nëse niveli mesatar i krimit ishte ai i kryer nga Ronaldinho, e gjithë bota duhet të ishte një burg. Të jesh i trashë, siç e ka etiketuar avokati i tij, nuk do të thotë se je kriminel. Për futbollistët brazilianë jeta është gjithmonë një festë dhe futbolli, një lojë që e ekzalton jetën.”

Ronaldinho aktualisht ndodhet në një hotel në Paraguai në arrest shtëpie, pasi gjykatësi pranoi një garanci prej më shumë se një milion eurosh. Tashmë Ronnie dhe vëllai i tij janë në pritje të nisjes së gjyqit. Ata qëndruan rreth një muaj në një burg, në kryeqytetin Asunsion.

Related posts

SHKËLQEU ME VALENCIAN/ Real Madridi gati të bëjë çmendurinë për Rodrigon

Isa.Autor

Nga Atletico te PSG, këto janë mbrojtjet më të mira të Europës të 2017-ës

Q.Autor

Modric do të mbetet një ëndërr për Inter, Perez bën gati ofertën e çmendur

Sadik.Autor

Leave a Comment