Futboll Seria A Sport

PLAS IRONIA/ Candreva e CUTRONE më mirë se CR7, por kur RONALDO e nis ngadalë…

Candreva 1, Cristiano Ronaldo 0. Nëse flitet për minuta, jemi në një gol të shënuar në 11 minuta kundër zero në 260. krahasimi është i pamëshirshëm për pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe bota e internetit, në pritje për golin e parë të portugezit në Serie A, argëtohet duke e ngacmuar.

Dhe nëse krahasimi është me interistin, që sezonin e kaluar nuk ka shënuar asnjë gol, kundër 44 realizimeve në po aq ndeshje të luajtura të CR7, kuptohet se ka diçka që nuk shkon. por duhet bërë kujdes, sepse rrjetet sociale nuk harrojnë. Numri 7 bardhezi ka bërë nisje të tilla edhe në të kaluarën, por më pas ka shpërthyer dhe kaq enë i papërmbajtshëm.

Mjafton të mendohet se herën e fundit që portugezi nuk ka shënuar në tri ndeshjet e para të sezonit, ka qenë në 2010/11. në atë rast, agjërimi ka zgjatur katër ndeshje, tri të parat në La Liga, kundër Mallorca, Osasuna dhe Real Sociedad, plus një në Champions League. CR7 është zhbllokuar kundër Espanyol dhe nuk është ndalur më nga ai moment.

Në fundin e atij kampionati ka shënuar 40 gola, që bashkë me gjashtë të Champions-it dhe shtatë të shënuar në Kupën e Mbretit, kanë qenë 53 në total. Prandaj nuk është mirë të gjykohet libri nga faqet e para.

Edhe pse Cristiano Ronaldo nuk ka patur kurrë nisje shpërthyese. Madje në Spanjë, gjatë javëve të para të kampionatit, portugezi thirrej “El Moreno”, për shkak të nxirjes nga plazhi. Si për të thënë se numri 7 ishte akoma me pushime. Më pas, siç ndodh gjithmonë, e rimerr veten. Sezonin e kaluar, për shembull, ka realizuar vetëm katër gola në fund të fazës së parë të La Liga-s.

Më pas ka shënuar 22 gola në 12 ndeshjet e fazës së dytë, duke mos shënuar në vetëm një ndeshje. kështu, Candreva bën mirë ta shijojë këtë avantazh të përkohshëm, sepse është me të vërtetë e vështirë të mendohet se mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Related posts

TRADHTIA QË TRONDITI BOTËN/ Tërbohet China Suarez: kërcënimet pas intervistës së Wanda-s dhe Icardi-t

Delo.autor

ATALANTA-SAMPDORIA/ Quagliarella është “MAGJIK”, Sportiello i mohon gëzimin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Me fat jordanezët, Veseli shpërdoron një GOL të sigurtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment