Futboll La Liga Sport

LUFTA NDAJ KORONAVIRUSIT/ Mesazhi i Luis Enrique mallëngjen Spanjën (VIDEO)

Trajneri spanjoll, Luis Enrique, mallëngjen Spanjën. Siç ka bërë të ditur El Chiringuito, ai është protagonist i një videoje motivuese me të vërtetë emocionuese. Nga ana tjetër, janë të pakët ata si Luis Enrique, që kanë luftuar dhe fituar disa ndeshje të vështira, pothuajse të pamundur, kundër fatit, duke duruar edhe dhimbje të mëdha dhe duke gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Zbret në fushë Spanja, një vend i gjunjëzuar nga përhapja e Covid-19. Mbi 10 mijë të vdekur dhe asnjë dritë në fund të tunelit. Duhet guxim. Një mënyrë për të dhënë kurajo që shoqëria të vazhdojë të duartrokasë çdo ditë ata që “japin gjithçka dhe luftojnë” për të përballuar krizën dhe coronavirus-in.

Në sfond është zëri i Luis Enrique: “Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë”.

Trajneri spanjoll i ka ftuar të gjithë që  të mos dorëzohen dhe ka “grumbulluar” të gjithë ata që janë në vijë të parë kundër kësaj ndeshjeje shumë të vështirë. Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrëfikës. Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

Edhe pse këtë herë duhet luajtur në mbrojtje, nuk ka problem, mund të përshtatemi. “Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera”.

“Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”.

Related posts

Raul: I sigurt, Real Madrid do të fitojë kundër Liverpoolit

Sadik.Autor

YLLI ARGJENTINAS NUK KA NDËRMEND TË LARGOHET/ “Demi” Lautaro rinovon me Inter, ja detajet e kontratës…

Delo.autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Hila shënon për “demat”, arbitri anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment