MMA Sport

UFC E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ McGregor thumbon Khabib: U tërhoq si pulë, jam në formë dhe gati

Conor McGregor ka reaguar pas lajmit se Khabib Nurmagomedov nuk do të duelojë ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249. Ky event do të organizohet më 18 prill edhe pse ende nuk ka një vend se ku do të zhvillohet ai për shkak të coronavirus.

“Të dy, Tony dhe Khabib luanin lojën e pulës, se kush është pulë dhe kush tërhiqet i pari. Khabib humbi këtë sfidë dhe u tërhoq. Tashmë ai është tërhequr 3 herë nga kjo sfidë, ndërsa Tony 2 herë”, tha McGregor.

Më tej, irlandezi tha: “Khabib iku i frikësuar në shtëpinë e tij, u largua nga Amerikë. Urime Tony për fitoren”.

Në fund, McGregor tha se është gati të duelojë. “Jam në formën e duhur për t’u ndeshje dhe jam gati. Në fillim i thashë vetes që jam me fat që nuk kam një duel në këtë periudhë. Gjithsesi, nëse do të kisha do të dueloja dhe fitoja”, tha McGregor.

Related posts

RRËFIMI I PAPRITUR/ Wanda Narës: Do kenë thënë “po kjo idiotja”, ja si e bëra Icardin kapiten te Interi

F.autor

Nis pjesa e dytë, Uruguaj një hap larg fazës tjetër

Sadik.Autor

“SHPËRTHEN” LIVERPOOL/ Sadio Mane dhe Arnold me dy gola në 4 minuta, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment