Futboll Ligue 1 Sport

“MAMI, HUMBA AVIONIN”! Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë tek PSG, “L’Equipe” tregon prapaskenën

“Shtyhen fluturimet” është titulli i madh i prestigjiozes “L’Equipe”, që nënvizon sesi për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka ardhur një krizë e ndjeshme në nivel global dhe që do ta bëjë shumë të vështirë që ekipet e mëdha të synojnë blerjet e Nejmar dhe Mbape, të cilët duken të destinuar për të qëndruar të paktën dhe një vit tjetër te Paris Sën Zhërmeni.

L'equipe

Nejmar flitet për një rikthim te Barcelona dhe në verën e shkuar u duk se do të rivishte fanellën blaugrana për një moment, por në fund asgjë nuk u bë. Madje erdhi një krisje e madhe me tifozërinë, që nuk i kurseu ofendimet ndaj tij.

Ndërsa për Mbape është Real Madridi ekipi më i favorizuar, me mbretërorët që janë edhe skuadra e preferuar e talentit francez, i cili do të ëndërronte të merrte përsipër trashëgimimë e idhullit të tij, Kristiano Ronaldos, me fanellën e “Los Blancos”.

(Balkanweb)

Related posts

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

BUNDESLIGA NJË OPSION/ Schalke kërkon Hysajn, ja oferta

Delo.autor

I MUNGOJNË OFERTAT/ Lideri i mesfushës kuqezi bën prapakthehu. Mund të rinovojë kontratën me Milanin

Delo.autor

Leave a Comment