Futboll La Liga Sport

MARCELO BËN “SPIUNIN”/ Tregon si u përplas Modric me policinë gjatë karantinës

Nuk ka futboll në periudhë pandemie, por çdo kohë është e mirë për të treguar anekdota të ditëve të izolimit. Gjatë një lidhjeje “live” në Instagram, Marcelo i tregoi partnerit të tij, Vinicius, një histori kurioze me Luka Modric. Anësori i majtë i Real Madridit rrëfeu atë që i ndodhi mesfushorit kroat pranë shtëpisë së tij, ditë më parë, me policinë:

“Luka ishte duke luajtur futboll me djalin dhe topi i ra në rrugë. Djali shkoi ta merrte, por e kapi policia, e cila i tha se do ta gjobiste për thyerje të karantinës, se kishte dalë në rrugë…” Këtë fakt, Marcelo ia kishte treguar me të qeshur, përmes telefonit.

Modric e kritikoi kolegun brazilian, që e bëri publike grindjen e tij të vogël me policinë, gjatë urgjencës së “Coronavirus”. Për fat të mirë, megjithëse Marcelo e tregoi, duket se historia mbaroi mirë dhe gjithçka mundi të sqarohej. Pra, në fund të fundit, nuk kishte gjobë për djalin e Modric.

Related posts

RUSI 2018/ Adidas vs Nike, po vjen përballja e dy formacioneve fantastike!

Sadik.Autor

BËRI NDËRHYRJEN E VITIT/ Albi Doka: Si e shpëtova derbin e kryeqytetit

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ A do të përsëritet dueli mes Khgabib dhe McGregor? Presidenti i UFC-së thotë fjalën e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment