Futboll

Partizani shkatërron Laçin, Evropa është një hap larg

Laçi humbet në shtëpi me rezultatin 0-3 kundër Partizanit. Të kuqtë i falen golave të afrimeve të janarit, pasi shënues ishin Lucas dhe Abdurahimi, në fund mbylli llogaritë Progni me rrjetën e minutës së 87-të. Trajneri Klevis Dalipi fiton një ndeshje shumë të rëndësishme për pjesëmarrjen në Kupat e  Evropës dhe përmirëson ndjeshëm golavarazhin, pasi shënon 3 gola dhe nuk pëson asnjë.

45-minutat e para të ndeshjes ishin mjaft të luftuara dhe dhuruan emocione, pasi si Laçi ashtu dhe Partizani tentuan portat kundërshtare. Niveli i lojës ishte në një ritëm mesatar, pasi futbollistët shfaqën dëshirë për ta fituar ndeshjen. Vendasit kishin rastet më të pastra për shënim, pasi sulmuesi Reginaldo kishte mundësinë më të mire për të shënuar golin e avantazhit. Shtubina e gjeti mjaft mirë në një pasim duke e nxjerrë të vetëm me Hoxhën, por gjuajtja e tij nuk ishte krejtësisht e gabuar. Afrikani është një rrezik konstant, për mbrojtjen e “demave”.
Partizani nga ana tjetër synon që ta zgjidhë ndeshjen nga krahët. Asani dhe Lucasi mundohen të dalin nga krahët dhe të furnizojnë me topa sulmuesin Çani. Ky i fundit ishte i izoluar në këtë pjesë të parë, pasi nuk u furnizua aq sa duhet. Ekipi i “demave” u mundua të shfrytëzonte goditjet standarde, pasi me anë të tyre mundohen të shfrytëzojnë gjatësinë e Gojkovicit dhe Çanit.

Pjesa e dytë, siç pritje solli dhe golin e shumëpritur. Në minutën e 50-të, Asani futi një top të mirë për Lukasin. Braziliani i vetëm përballë Vatës nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. 23-vjeçari kthehet sërish si protagonist pas golit të fitores me Kamzën. Vazhdimi i lojës ishte shumë i bukur, pasi të dy skuadrat u munduan të bënin mirë. Laçi u hodh në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Partizani donte të siguronte qetësinë. Të kuqtë e arritën këtë gjë në minutën e 85-të, aty ku sulmuesi Besart Abdurahimi bën gjithçka mirë dhe mposht për të dytën herë portierin Vata me një gjuajtje në hyrje të zonës. Në fund, ekipi i Laçit shthuret, pasi të kuqtë gjejnë dhe golin e tretë me Prognin. Çulum pason mjaft mirë për sulmuesin e “demave” që e dërgon në rrjetë. Përfundimisht, këtë betejë për Evropë e fiton skuadra e Partizanit. “Demat” marrin të vetëm vendin e 3-të me 45, ndërsa Laçi mbetet në vendin e 4-ët me 42 pikë.

Laçi-Partizani 0-3
E diel, më 8 prill 2018, ora 14:00, stadiumi i Laçit

Shënues: Lucas 50’, Abdurahimi 85’, Progni 87’

Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku (Nika 53’), Shtubina (Xhixha 77’), Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Mala (Culum 85’), Batha, Asani (Telushi 75’), Lucas Cardoso (Abdurahimi 81’), Progni, Çani. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigres Ganxhi
Karton i verdhë: Sefgjini 30’, Uzuni 37’ /Ibrahimi 34’

Related posts

Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ylli shqiptar i shënon gol kryesuesve të Galatasarayt (VIDEO)

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE/ Portieri Szczesny nuk po bind, Juventus mendon për “Gardianin” e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment