Futboll Seria A Sport

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Derbi i parë në Playstation në histori, Milan dhe Inter ndahen në barazim

Ditën e sotme është zhvilluar derbi i parë i Milanos në histori në Playstation. Rafael Leao dhe Sebastiano Esposito u përplasën mes tyre në lojën “PES 2020”, me derbin që u mbyll në barazim 2-2.

Fillimisht, ishte Milan që kaloi në avantazh, ku në fundin e pjesës së parë ishte Rafael Leao që shënoi. Në fillimin e fraksionit të dytë Inter barazoi me anë të Lukakut.

Në minutën e 75-të, Esposito që drejtonte Interin përmbysi gjithçka, me golin që u shënua nga Lautaro Martinez. Gjithsesi, tre minuta më vonë Ibrahimovic shënoi duke mbyllur gjithçka në paqe me shifrat 2-2.

Related posts

TRANSFERIMI TEK “DJAJTË E KUQ” NË DYSHIM/ Paulo Dybala kërkon këshillën e Ronaldos, ja çfarë i thotë portugezi

Delo.autor

Liverpool-Tottenham, Kane përballë mbrojtësit më të shtrenjtë

Q.Autor

MEMA ME NJË “ARMË” PLUS/ Ndaj Kamzës ka një rikthim të rëndësishëm

Isa.Autor

Leave a Comment