Futboll La Liga Sport

NEYMAR DREJT RIKTHIMIT NË “CAMP NOU”/ Rivaldo bekon këtë shkëmbim te Barcelona, kundër blerjes së “Demit”Lautaro

Neymar është i gatshëm të kthehet te Barcelona dhe mund të përballojë presionin e udhëheqjes së skuadrës, përkrah Lionel Messit. Për këtë gjë është i sigurt Rivaldo. Sulmuesi i PSG ishte i prirur për një rikthim në “Camp Nou” gjatë verës së kaluar, por negociatat dështuan. Spekulimet vijojnë sërish në këtë drejtim, me Neymar që do të kthehet te Barcelona në verë dhe Antoine Griezmann të marrë rrugën e kundërt, për te PSG. Kjo do të ishte një lëvizje sensacionale.

Rivaldo, i cili luajti 256 ndeshje me Blaugrana-t përgjatë pesë viteve, beson se Neymar është pjekur si lojtar dhe mund të përballojë presionin e drejtimit të skuadrës, përkrah Messit, teksa dy francezët, Griezmann dhe Ousmane Dembele që nuk po arrijnë t’i përmbushin pritshmëritë. Ai, gjithashtu, sugjeroi që Barcelona duhet të ketë përparësi nënshkrimin me Neymar, para objektivit tjetër të raportuar të saj: Lautaro Martinez:

Thashethemet po rriten rreth qëllimit të Barcelonës për të nënshkruar me Neymar dhe Lautaro Martinez në merkaton ardhshme. Megjithëse argjentinasi i ri është një lojtar i mirë, unë mendoj se vetëm Neymar është një bast i sigurt për të luajtur në formacionin fillestar, krah për krah me Messin. Duke vëzhguar vitet e fundit, ne kosntatojmë shumë lojtarë të vlefshëm, që nuk arritën të luanin përkrah Messit, duke mos arritur të performojnë sipas pritshmërive.

Neymar, si Luis Suárez, është një nga lojtarët e paktë në botë, që nuk e ndjen presion në fushë, gjithmonë duke luajtur me shumë personalitet. Ai kurrë nuk frikësohet dhe do të ishte një opsion i sigurt për klubin, ndërsa Martinez është një sulmues i ri, i talentuar, që ndoshta për dy, ose tri vite mund të ishte një përforcim i mirë. Tani për tani mendoj se klubi duhet t’i japë përparësi Neymar.

Unë jam një adhurues i cilësive dhe personalitetit të tij. E di se ndonjëherë kritikohem për këtë qëndrim, pasi disa tifozëve të Barcelonës nuk iu ka pëlqyer mënyra si Neymar vendosi të largohej nga klubi. Tani është një lojtar tjetër, që mund ta ndihmojë shumë Messin dhe Barcelonën për të fituar një tjetër Champions”.

Related posts

Bale refuzon Bayern dhe Real: Dua të rikthehem në Premier League tek ky ekip…

Sadik.Autor

RENDITJA E FIFA-S/ Belgjika mbetet në krye, një pikë më shumë se Franca (FOTO)

Isa.Autor

Ibrahimovic do të largohet zyrtarisht këtë javë nga “Djajtë e Kuq”.

Sadik.Autor

Leave a Comment