Futboll Seria A Sport

NGA RACING TEK INTER/ Ish-trajneri “skanon” Lautaro: Duket si Milito dhe…

Një yll i vërtetë i futbollit argjentinas, një minierë ari për Interin. Pas vetëm dy sezonesh me fanellën zikaltër, Lautaro Martinez është tashmë një element kryesor i ekipit të Conte dhe një nga më të kërkuarit në merkato. Një ngjitje e shpejtë, sa ka tërhequr edhe vëmendjen e të madhit Lionel Messi, i cili e ka propozuar emrin e tij te Barcelona, për ta blerë kësaj vere.

Një rritje që fillon nga larg, siç u tha nga ish-trajneri i tij në kohën e Racing, Fabio Radaelli, në mikrofonat e “Goal”: Unë u befasova menjëherë nga mënyra se si ai ndërhynte e luftonte, si finalizonte me të dyja këmbët dhe nga aftësitë ajrore. Kur shkuam të luanim një turne në Mar del Plata, ai shënoi nëntë gola në gjashtë ndeshje. Spikati që nga momenti i parë që u aktivizua”.

Në vitin e tij të parë, ai shënoi 26 gola në 26 ndeshje, duke e përsëritur veten sezonin vijues, me 25 gola. Dhe të mendosh që gjithçka lindi në vitin 2014, kur Lautaro, 18 vjeç, thjesht zëvendësoi një monument argjentinas të futbollit si Diego Milito. Një “stafetë”, që vetë Radaelli e nënvizon si krahasim ambicioz:

“Ka nga ata që thonë se duket si Kun Aguero, por unë shoh më shumë ngjashmëri mes tij dhe Milito, ose me Juan Eduardo Esnaider. Unë shoh Milito brenda tij, për mënyrën si finalizon, për figurat që bën dhe për mënyrën sesi ai e dërgon topin drejt rrjetës. Nuk ka dyshim se po flasim për një sulmues të nivelit të lartë”.

Nëse Aguero vendosi të bënte kapërcimin e madh në Europë në moshën 18-vjeçare, Lautaro preferoi të largohej nga Argjentina në një moshë pak më të pjekur, për t’u bashkuar pastaj me Interin, ku menjëherë gjeti konkurrencën e fortë të bashkatdhetarit të tij, Mauro Icardi, një nga qendërsulmuesit më të fortë në botë: “Ai e zëvendësoi Icardi shumë mirë dhe u thirr në ekipin kombëtar, ku luanin Aguero dhe vetë Mauro. Jam i bindur që po flasim për një nga sulmuesit më të fortë në botë”.

Pas një sezoni të parë adaptimi, Lautaro shpërtheu në atë aktual, duke tërhequr përpara Interin e Conte, bashkë me Lukaku, me 16 gola në llogarinë e tij. Barcelona tani është shumë më tepër se një sugjerim për të, pasi vetë Radaelli e konfirmon: “Lautaro mund të rritet shumë me Messin, edhe pse mund të përplaset me konkurrencën e Suarez. Por, në Argjentinë, të dy kanë luajtur tashmë me Aguero, i cili është një sulmues i ngjashëm me uruguajanin”.

Nga djaloshi i ri te Racing në yllin e padiskutueshëm tek Interi, në vetëm katër vite. Një pjekuri e fituar më shpejt sesa pritej për një lojtar që duket se tashmë ka mbërritur në “Olimpin” e qendërsulmuesve të mëdhenj botëror. Interi ka zbuluar një thesar, ndërsa Barcelona ka identifikuar tashmë partnerin e ri ideal të Messit.

Related posts

SKUADËR PERFEKTE/ Juventus nis “arratisjen”, Mandzukic vendos derbin e Italisë (VIDEO)

Isa.Autor

Arbitra e vëzhgues, tre muaj pa u paguar nga FSHF

Sadik.Autor

Legjenda e Chelseat pensionohet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

Leave a Comment