Futboll Sport

NGJARJA E DHIMBSHME/ Futbollisti 22-vjeçar dërgoi VIDEO te “433” para se të vdiste

Një lajm i rëndë tronditi botën e futbollit ditën e djeshme. Futbollisti 22-vjeçar, i Lokomotivës së Moskës, Inokentiy Samohvalov ndërroi jetë teksa ishte duke u stërvitur në shtëpi, pas një sulmi në zemër.

Pak orë para se të vdiste, rusi, kishte dërguar një video te faqja e njohur në “Instagram”, 433 që ka plot 27.4 milionë ndjekës. Në këtë video Samohavalov, shfaqej duke u stërvitur në shtëpi, teksa bën kosh me një top tenisi, në koshin prej lodre të djalit të tij të vogël, ndërkohë që si për ironi të fatit, ai ndërroi jetë disa orë më pas, pas atakut kardiak.

“433” e postoi këtë video duke shkruar: “Dje, mbrojtësi i Lokomotivë Innokentiy Samokhvalov na dërgoi këtë video. Sot, mbrojtësi 22-vjeçar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij”.

Related posts

VAZHDON “RRUGËTIMIN” ME EKIPIN ITALIAN/ Tare konfirmon rinovimin me Lacion

Isa.Autor

EVERTON-TOTTENHAM/ Ndizet sfida në “Goodison Park”, realizohen 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Dy goditje brenda ditës, Milan prezanton edhe mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment