Futboll Kategoria Superiore Sport

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Presidenti Halili: Tirana s’do titull në tavolinë, ja plani për rrogat

Refik Halili i thotë të gjitha. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i futbollit bardheblu tregon se çfarë ka ngjarë këto ditë. Nga ana e tij, ai flet për sezonin, titullin e mundshëm, fushën dhe shumë çështje të tjera si ajo e pagave. Thotë se do të pranojë vendimet e federatës, por do të dëshironte që kampionatin ta fitonte në fushën e lojës. Për sa i përket krizës financiare ai pranon se ajo është kudo, por për një reduktim pagash të majme duhet të flasë me futbollistët.

Zbulon se ka ushqyer veten me idenë se ato detyrime do t’i kishte, ndërsa thotë se mungesa e tifozëve në stadium e dëmton financiarisht si futbollin dhe Tiranën në veçanti. Halili sqaron dhe çfarë do të bëjë ai dhe klubi për çdo vendim të mundshëm për sezonin futbollistik, i cili do edhe 10 javë që të mbyllet.

President përshëndetje dhe ju urojmë të jeni mirë familjarisht?

Edhe unë ju uroj dhe të gjithë shqiptarët që të jenë mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë të padëgjuar ndonjëherë më parë në të gjithë botën.

Tirana është e para, ndërkohë që ka presidentë që mendojnë se futbolli pa ndihmë duhet të ndalet fare me verdiktet që ka dhënë fusha, pasi nuk ka rrugëzgjidhje. Cili është opinioni juaj?

Jo çdo gjë varet nga ne. Ne do të dëgjojmë se çfarë thotë UEFA dhe federata. Ne kemi nën komandë Federatën Shqiptare të Futbollit. Për fat kemi edhe presidentin anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Më mirë sesa e dinë ata, nuk e dimë ne. Mua do të më pëlqente që kampionati të vazhdonte. Të mos merrnim titull në tavolinë apo të kishte vendime të tjera. Unë jam që të luhet deri në fund. Sigurisht nuk varet nga unë, por nga organet kolegjiale. Ne si Tirana do të zbatojmë çdo vendim që merret nga drejtuesit e UEFA-s dhe federatës.

Nga ana financiare klubet dalin të dëmtuara. Besoj se këtu nuk bën përjashtim as Tirana?

Nëse do të më pyesësh mua, unë jam si të gjithë presidentët e tjerë. Ne duhet të qëndrojmë bashkë. Këto kohë e kam ushqyer trurin tim me idenë se duhet të vazhdojmë normalisht. E kam menduar që gjithmonë nëse do të luhej futboll normal, duhet t’i paguaja këto para, apo ato rroga. Është një detyrim që unë e kam pasur dhe kështu e kam ushqyer veten. Meqenëse ka ndodhur kjo situatë, një bombë që u ka rënë të gjithëve, jo vetëm një njeriu, një klubi, firme apo shteti. Kam vendosur që të ulem me lojtarët për të diskutuar, se si mund të bëjmë diçka për këtë gjendje.

refik halili

Cila është kjo është diçka do të thoni? Po e them edhe publikisht dhe besoj te ne nuk do të ketë probleme pas kësaj bisede që do të bëj me lojtarët e klubin. Normalisht çdokush pas kësaj situate mund të pranojë e të heqë diçka nga vetja e tij. Flasim për ata që janë të mbipaguar. Për mua ky është bashkëbisedim shumë vëllazëror e miqësor, ashtu siç kam bërë me skuadrën, si një familje edhe në të shkuarën. E përsëris, veten e kam ushqyer që këtë çështje do ta çoj deri në fund. Ama dua ta saktësoj se goditja është goxha e madhe, por për të gjithë ne, jo vetëm për Refik Halilin apo dikë tjetër.

Ju keni propozuar diçka për sezonin, nëse do të vazhdojë apo jo dhe si mund të vazhdojë?

Nëse vjen çështja e tillë, ne do të mblidhemi e diskutojmë për mënyrën se si mund të mbyllet sezoni. Ne do të shohim se si do të merret vendimi, por nuk dua të ndahem nga shokët apo presidentët e tjerë. Nuk e kemi ne në dorë. Shpresoj që të nisë sa më shpejt futbolli, pasi është kënaqësi e madhe për të gjithë.

Related posts

HISTORIKE/ 17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës në 100 vitet e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Zbuloni 12 yjet që do të luajnë për herë të parë në Kampionatin Botëror

Sadik.Autor

GOLI/ I mjaftojnë 130 sekonda lojë, Dybala ndëshkon Udinesen

F.autor

Leave a Comment