Futboll La Liga Sport

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James Rodriguez dhe Bale, “problemi” i Real Madrid

Reali përfundimisht, do të tentojë që verës t’i shesë James Rodriguezin dhe Gareth Balen.

Zinedine Zidane nuk është duke llogaritur në asnjërin, që të dy s’kanë qenë pjesë e planeve të tij këtë sezon që aktualisht është ndërprerë për shkak të koronavirusit.

Sido që të jetë, për shkak të COVID-19, ata janë shndërrua në problem për Real Madridin pasi që vështirë se mund të përfitojnë aq sa do të donin nga shitjet e tyre.

James mbeti në Madrid sepse asnjë klub nuk donte të paguajë 40 milionë euro, shifër tani që me krizën për shkak të virusit, mund të ketë rënë dukshëm.

Sa i përket Bale, ai ishte afër largimit edhe verën e kaluar “sa më parë që largohet, aq më mirë”, kishte thënë Zidane në korrik, por mbeti në Madrid.

Sido që të jetë, Bale sërish vazhdoi me të tijën, duke mos e bindur Zizun që këtë verë do të bëjë të pamundurën për ta larguar nga “Santiago Bernabeu”.

Si Bale, ashtu edhe James, konsiderohen se lojtar të tepruar me rroga marramendëse andaj Reali para se të blejë, do të tentojë përfundimisht t’i largojë nga skuadra futbollistët në fjalë.

James, që ka luajtur më pak, ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asistime, në anën tjetër Bale, edhe pse ka pasur minuta, ka zhgënjyer me 3 gola dhe 2 asistime dhe sipas mediave në Spanjë, ata s’do ta veshin fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm.

Për James interesohen Arsenal, Juventus etj… derisa për Bale klube si Manchester United, Tottenham. /Gazeta Express/

Related posts

NUK KISHTE NDODHUR KURRË NË KARRIERËN E TIJ/ Ndalet rekordi i famshëm i Van Dajk

F.autor

ESTRADA E FUTBOLLIT/ FSHF ia ndërron emrin në “Barcelona”

Isa.Autor

POGBA NUK ËSHTË I LUMTUR TEK MANCHESTER UNITED/ Markizio kërkesë yllit francez: Të lutem eja tek Juvetus…

Delo.autor

Leave a Comment