Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Tirana. Rezultati 0-0

Kukësi dhe Tirana do të përballen ditën e sotme mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Të dyja skuadrat, luftuan me njëra-tjetrën për titullin kampion, të cilin në fund e fituan bardheblutë.

Për sa i përket përballjeve të fundit, verilindorët u mposhtën në transfertë ndaj Kastriotit, në javën e 9-të, ndërkohë që Tirana barazoi në Korçë ndaj Skënderbeut.

 

LIVE/ Kukësi – Tirana

KOMENTI LIVE: 

90+2′ Çfarë rasti për Tiranën! Ernest Muçi humbet një shans të artë, tentativa e tij, shkoi ngjitur me shtyllën.

90+1′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Taipi, vendin e tij e merr Ymeri.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Kukës dominues në këto minuta të fundit që kërkon me ngulm golin e avantazhit.

84′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, Sasraku, vendin e tij e merr Musai.

82′ Taipi provon me një tentativë të rrezikshme nga goditja e dënimit, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Bekaj.

76′ Dy zëvendësime te Tirana, largohen nga fusha Torasa dhe Halili, vendet e tyre i marrin Gjumsi dhe M. Nuriu.

74′ Gashi rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por për gjyqtarin Kola gjithçka e rregullt.

72′ Kotobelli harkon në zonë, për Eze, por sulmuesi nuk arrin të devijojë dot topin me kokë.

67′ Tjetër kërcënim i kukësianëve, ishte Taipi që provoi me të majtën, por gjuajtja e tij u devijua në momentet e fundit në këndore.

59′ Taipi dhuron spektakël duke shmangur të gjithë që i dalin  përpara, shërben për Eze, i cili arrin të shënojë, por goli anulohet nga asistenti, për pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se asistenti ka gabuar.

55′ Traversa ndal të sapofuturin në fushë Gashi, i cili pas një aksioni mjaft të bukur, në afërsi të pikës së penalltisë, ka stampuar traversën e portës së Bekajt.

54′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bruno Lulaj, vendin e tij e merr Gashi.

53′ Muçi provon me kokë pas harkimit nga e majta, por topi shkon mbi traversë, për pak sa nuk surprizohet portieri Tafas.

50′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit.

46′ Zëvendësim te Tirana, largohet Giamfi, vendin e tij e zë Sasraku.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Tirana pretendon për 11-metërsh, pas një dueli të Demirit me Muçin, brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kola. Proteston drejtori Tefik Osmani.

38’ Goditje dënimi për Tiranën pranë kufirit të zonës, Batha gjuan direkt por topi  përfundon lehtësisht në duart e portierit Tafa.

30’ Gabime të shumta në pasimin e fundit nga të dy skuadrat që nuk arrijnë të dërgojnë lojtarë drejt portave kundërshtare.

22’ Tafa tregohet i vëmendshëm në anën tjetër të fushës, duke dalë në këmbët e Muçit, për të mos lejuar sulmuesin e Tiranës të gjuajë drejt portës.

16′ Visar Bekaj shpëton Tiranën nga një gol i sigurtë, duke ndalur Agim Ibrahimi brenda zonës. Tentativa e kapitenit u neutralizuar mjaft mirë nga gardiani prishtinali.

14′ Taipi lëshon një predhë nga distanca me të majtën, gjuajtja e tij ishte qëndorore dhe kontrollohet lehtësisht nga Bekaj.

9′ Eze provon të japë shkëndijën  e parë, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkoi drejt e në duart e portierit Bekaj.

5′ Start i qetë, me të dyja skuadrat që luajnë në mënyrë të kujdesshme, duke mos rrezikuar.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

PRITET TË THËRRITET NGA PËRFAQËSUESJA E ITALISË/ Reagon vëllai i Balotellit: Tregoju se sa i uritur je

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Shorti i Ligës së Kombeve, media britanike: UEFA e MANIPULOI sepse…

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Celta Vigo-Barcelona. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment