Futboll Seria A Sport

“E PAMUNDUR AJO QË KËRKOJNË”/ Acerbi: Të rinisë sezoni, por vetëm nëse është futboll i vërtetë!

Pikë e fortë te Lazio, futbollist dhe njeri shumë inteligjent, guximtar (mposhti një sëmundje vdekjeprurëse), por sidomos këshilltar i Shoqatës së Futbollistëve, një nga palët që po përpiqet që të bëjë bashkë të gjitha institucionet e futbollit italian për të rinisur sezonin.

Francesco Acerbi, në një intervistë të dhënë për “Radio anch’io Sport”, u tregua i qartë në shumë aspekte: futboll pa kontakte, grumbullime të detyruara për muaj të tërë dhe mundësia për turne në një vit kalendarik dhe jo dy. Të gjitha ide që lojtari i Italisë dhe Lazios ka hedhur poshtë.

“Nuk besoj se mund të kthehemi në fushë pa kontakte fizike, ndryshe nuk do të ishte futboll i vërtetë. Dakord të luhet pa publik, edhe kontrollet janë të domosdoshme. Por, pa kontakte, kontraste, nuk është e mundur. Në këto kushte nuk mendoj aspak ta rinisim”.

“Grumbullimet e gjata? Nuk jam dakord as këtu! Nëse kemi kujdes, respektojmë masat, pse duhet të qëndrojmë të mbyllur në hotel apo qendrën stërvitore për shumë kohë dhe për muaj të tërë? Jo, e pamundur kjo! Mund të shkojmë në shtëpinë tonë”.

Related posts

Cutrone, lideri i ri i Milanit. Ja me cilin lojtar e krahasojnë

Q.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Higuain karikon ekipin para ndeshjes me Sampdorian

Isa.Autor

FORMULA 1/ Monza “sold out”, Ferrari e ka detyrim fitoren

F.autor

Leave a Comment