Futboll Shqipëri Sport

“PËR GJIMSHITIN E FUTA MIK”/ De Biasi: Rashica dhe Rrahmani kanë bërë zgjedhje të vështira

Gianni De Biasi rrëfen të tjera prapaskena lidhur me periudhën që ka qenë te Shqipëria. Në një intervistë për Klan Kosova, ish-trajneri i kuqezinjëve ka folur për disa prej futbollistëve kosovarë që kanë qenë dhe janë pjesë e Shqipërisë. Ai ka shpjeguar se përse la jashtë Euro 2020 Berat Gjimshitin që sot është një nga mbrojtësit më të mirë që ka kombëtarja shqiptare, ndërsa foli edhe për Milot Rashicën e Amir Rrahmanin, si dhe një mendim për sfidën play-off të Nations League mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Me mua në Francë ishin lojtarët më të gatshëm. Në vendin të Gjimshitit zgjodha Veselin, sepse po luante rregullisht. Gjimshiti ka luajtur në atë kohë vetëm 3 ndeshje me Atalantën dhe ato me kërkesën time. I mora në telefon drejtuesit e Atalantës dhe u thashë ta aktivizonin pak, sepse nuk mund ta merrja në Europian pa luajtur. Ata e morën në konsideratë kërkesën time, renditja ua lejonte dhe e futën në lojë. Por, nuk mund të jem unë trajneri që telefonon ekipet dhe u them se kë duhet të fusin si titullar”.

Rashica dhe Rrahmani- “Nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes dy Federatave për t’u larguar nga Shqipëria. Edhe po të luanin në Francë, ata kanë pasur mundësinë të zgjidhnin Kosovën më pas. Të dy lojtarët nuk ishin ata që janë sot, po flasim këtu e katër vite më parë. Rrahmani kishte luajtur vetëm me Partizanin, kurse Rashica po luante në Holandë. Mendoj se ishte një zgjedhje shumë e vështira për mua, njëkohësisht e dhimbshme, pasi unë kisha marrë tre lojtarë më shumë në përgatitjen tonë në Austri. I kam shkruar me detaje të gjitha gjërat, parametrat e aspektit fizik dhe kualitetin e lojtarëve të ndryshëm”.

Kosova përballë Maqedonisë së Veriut- “Kosova është një skuadër që nuk ka shumë presion. Ka lojtarë shumë cilësorë në sulm, por edhe mbrojtje të mirë. Edhe stoli i tyre është me lojtarë cilësorë. Besoj se mund të kualifikohet në Euro 2021, edhe për nder të ish-presidentit Fadil Vokrri. Si tifoz i jap fitoren Kosovës në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, por ajo ndeshje do të jetë 50-50”, u shpreh De Biasi.

Related posts

“MJAFT ME ATO FOTO…”/ Talenti që po çmend Italinë kapet me mamanë

Delo.autor

DRITA E HISTORISË/ Gjilani në festë. Kualifikim i merituar në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

ZBULOHET E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Firma çështje ditësh, Messi nis bisedimet me Presidentin e klubit…

Delo.autor

Leave a Comment