Futboll Sport

“ÇDO PENALLTI KA HISTORINË E SAJ”/ Trezegue i kthehet të kaluarës: Couto-Mihajlovic, dueti më negativ në Serie A

Duke folur në “Sky Calcio Club”, David Trezeguet pati mundësinë të ritregojë disa momente të karrierës së tij, veçanërisht me fanellën e Juventusit. Ish-sulmuesi francez, i cili veshi fanellën bardhezi nga viti 2000 deri më 2010, nuk ka dyshime për kundërshtarët më të këqij, me të cilët është përballur ndonjëherë:

Në Serie A kishte lojtarë si Maldini dhe Costacurta, të cilët ishin mbrojtës shumë agresivë, por dyshja më e keqe ishte ajo e Lazio, Fernando Couto-Mihajlovic. Kam punuar shumë me qasjen mentale të mbrojtësve, flisja aq shumë për këtë me Ferrara, Montero dhe Iuliano. Ata më thanë se mbrojtësit mund të gabonin dhe këto sugjerime nxitën rritjen time”.

Pastaj, Trezeguet kujton dy nga shokët e tij të skuadrës, në veçanti: Te Juve kam mësuar që gjithmonë të dëshiroj fitoren dhe të jem protagonist. Italia është një nga ligat më të vështira për të gjithë sulmuesit. Personalisht më bëri përshtypje të shihja shumë lojtarë të nivelit më të lartë, si Del Piero, Zidane. Duke punuar edhe pas stërvitjes me ta, patjetër përmirësohesh”.

Më në fund, është e pamundur që Trezeguet të mos kujtojë penalltinë e gabuar kundër Italisë, në Kupën e Botës 2006: “Çdo penallti ka historinë e saj. Atë kundër Italisë dhe Buffon e godita mirë, por për fat të keq shkoi ashtu sikurse e dini. Ishte viti i largimit të Juventusit në Serie B. Ato vështirësi më bënë më të forte, por dhe më keq mentalisht”.

Related posts

Petraq Bifsha: Kamza e meritoi fitoren, sezon i dështuar

Sadik.Autor

“NUK KA ASNJË GJASË”/ Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Pas fitores ndaj PSG-së, Solskjaer e “vulosi”…

Delo.autor

FITUESI I “TOPIT TË ARTË” NË VITIN 2001/ Flet Michael Owen: Champions Leaguen do ta fitojë…

Delo.autor

Leave a Comment