Futboll Seria A Sport

DOUGLAS COSTA INJORON CR7/ Nuk e konsideron lojtarin më të fortë të Juventusit, ja arsyeja

Ai është një nga lojtarët e Serie A, që u largua nga Italia në javët e fundit, duke e kaluar karantinën në shtëpi. Douglas Costa, ashtu si shokët e tij, do të kthehet në Torino ditët e ardhshme, duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të stërvitjes në fillim të majit.

Braziliani, i cili gjatë këtyre sezoneve me Juventusin është detyruar shpesh të qëndrojë jashtë fushave, për shkak të disa dëmtimeve, pret që të jetë vendimtar te bardhezinjtë, të cilët kryesonin kampionatin para pandemisë së “Coronavirus”. Gjatë një Instagram-i “live”, Douglas Costa theksoi se ishte i gatshëm të kthehej në Itali: “Shpresoj të kthehem në Itali së shpejti. Mezi po pres që të kthehem, gjithashtu sepse nuk di se çfarë të bëj më këtu…”

Braziliani më pas iu përgjigj pyetjes për lojtarin më të fortë të Juventusit. Me pak shaka të fshehur, por me plot gojën, ai evitoi Cristiano Ronaldon nga “Olimpi” bardhezi: “Bashkëlojtari im më i fortë është Paulino, Dybala. Pastaj, sigurisht edhe Ronaldo”.

Çuditërisht, përgjigjja e Douglas Costa është Dybala, gjithashtu sepse, siç theksohet nga vetë ish-lojtari i Bayern Munich, ekziston një miqësi e thellë mes të dyve. Cristiano Ronaldo renditet në vendin e dytë, ndaj duhet të përpiqet të bëhet i pari në mendimet e partnerit brazilian, në të ardhmen.

Related posts

VIDEO/ Manchester City dyfishon shifrat ndaj Cardiff, Stërling autor i golit

Q.Autor

Maldini: Falënderoj Zotin që nuk u përballa me Messin

Q.Autor

HYKA VENDOS NË “VËSHTIRËSI” PANUCCIN/ Mesfushori shënon SUPER GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment