Futboll Seria A Sport

RONALDO I VETËIZOLUAR NË MADEIRA/ Ja rezidenca luksoze ku qëndron futbollisti i njohur (FOTO)

Cristiano Ronaldo së basku me partneren Georgina Rodriguez, fëmijët, mamaja Dolores dhe vëllai Hugo janë në karantinë në shtëpinë e mrekullueshme të yllit të Juventusit, në Madeira, Portugali. Rezidenca shtatë-katëshe në Funchal, vend nga i cili është me origjinë Ronaldo, përfundoi punimet verën e kaluar – katër vjet pasi ish-ylli i Manchester United bleu një depo dhe e shndërroi atë në këtë vendbanim e tij luksoz.

Mendohet se egjenda e futbollit portugez shpenzoi rreth shtatë milionë paund (afro 7.98 milionë euro) për të restauruar shtëpinë e ëndrrave, me pamje nga deti, me sipërfaqe sad y pishina olimpike.

Në vitin 2015, Ronaldo bleu këtë ndërtesën, pranë Hotelit luksoz “Savoy”, që ndodhet në hyrje të portit të Funchal, nga stilisti vendas Nini Andrade Silva për një shumë që nuk dihet. Para kësaj, ishte depoja ku ishte vendosur Diário de Notícias da Madeira, gazeta lokale “Madeira”.

Ndërtesa kishte gjithashtu një klub nate të famshëm të quajtur ”Bar/Club Noir”. Por Ronaldo ishte i bindur se ai do ta shndërronte atë në një pronë të ëndrrave. Në vitin 2019, kur puna përfundoi dhe ndërtesa u rikonstruktua, ai u zhvendos me nënën dhe vëllanë e tij Hugo.
Nuk dihet se sa dhoma gjumi dhe banjo ka prona, megjithatë ka katër kate mbi tokë dhe në dy të parat qëndrojnë Ronaldo, Georgina dhe fëmijët e tyre.

Në çati do të gjeni një nga pishinat, të cilat Ronaldo po i shijon shumë në këto ditë karantinë. Ekzistojnë dy palestra, të cilat Ronaldo i ka përdorur gjerësisht për të kryer ushtrimet këto ditë, madje edhe një fushë e vogël futbolli, nëse ai dëshiron të zhvillojë ndonjë ndeshje me Cristiano Jr. Në tokë, ka një garazh të madh që mund të strehojë deri në pesë makina shkruan The Sun.

Me pamje nga porti i lundrimit të Funchal, peizazhi skenik dhe ajri i detit sigurisht ndjehet kur familja Ronaldo është atje për paqe dhe rehati. Ndërsa ishte në karantinë gjatë krizës së koronavirusit, Georgina ka treguar përmes Instagramit disa nga pamjet mahnitëse të rezidencës së tyre luksoze. Me pezullimin e Serie A për shkak të COVID-19, Ronaldo iu dha leja nga Juventusi për të shkuar në Madeira për të ndihmuar mamanë e tij, Dolores.

Në fillim të marsit ajo pësoi një goditje në tru dhe futbollisti me famë botërore fluturoi menjëherë me aeroplanin e tij privat për të qëndruar pranë nënës së tij. Kur e vizitoi atë në Spitalin Dr Nelio Mendonca, përpara se ajo të transferohej në një spital privat, ai u tha se kishte vënë një maskë mbrojtëse, veshje dhe doreza pasi u zbulua se një nga shokët e tij të ekipit kishte dalë pozitiv me coronavirus.

Edhe pse Ronaldo është vendosur në Itali tani, rezidenca e tij Madeira me siguri do të jetë shtëpia e tij e pushimeve. Verën e kaluar, pak para se të fillonte sezoni, ai u fotografua nga paparacët në një nga tarracat duke shijuar një qëndrim romantik me Georginën pa fëmijët e tyre.

Ronaldo nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij, së fundmi ai furnizuar spitalet e Madeiras me ventilatorë dhe pajisje gjatë krizës së koronavirusit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

(BalkanWeb)

Related posts

Tridenti i fundit bëhet gati për të thyer Real Madridin

Sadik.Autor

“Mos më prek!” Tifozët sulmojnë gazetaren “live” (VIDEO)

Sadik.Autor

(VIDEO) Vjet krahasohej me Edgar Davids, sot bëhet gazi i botës

Q.Autor

Leave a Comment