Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JU JENI KOMBËTARJA JONË”! FSHF me supermesazh për 459 heronjtë kuqezi të momentit (VIDEO)

Futbolli ka ndaluar, siç edhe është normale të ndodhë, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit mendon për mjekët e vendit tonë.

“FSHF vlerëson maksimalisht punën, mundin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, sanitarëve, shoferëve të ambulancave dhe të gjithë punonjësve në sistemin e shëndetësisë që në vijën e parë po përballen me guxim me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Në këtë kohë të vështirë, jemi shpirtërisht pranë tyre dhe familjeve të tyre. Federata e Futbollit, shpall simbolikisht 459 mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave dhe të gjithë  personelin e përfshirë si Kombëtaren tonë që po përballet me një “ndeshje” të vështirë, të pabarabartë e të padrejtë për jetën njerëzore. Emrat e tyre u shkruan për secilin në një fanelë të kombëtares shqiptare të futbollit dhe do u dhurohen këtyre heronjve të heshtur në shenjë vlerësimi, mbështetjeje dhe solidarizimi. Sot në Ditën Botërore të Shëndetit, fanelat e punonjësve tanë të shëndetësisë, mbushën fushën e stadiumit kombëtar Air Albania me mesazhin: MJEKËT KOMBËTARJA JONË!”.

Emrat e tyre do të qëndrojnë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit si një kujtesë për sakrificën e tyre! Gjithashtu, Federata e Futbollit duke menduar fëmijët e tyre, do të shpërndajë edhe 459 topa që vogëlushët të mund të luajnë futboll në kushtet e shtëpisë.

Ne sërish bëjmë thirrje që të qëndrojmë në shtëpitë tona, si përpjekja më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit. Kjo është mbështetja më e madhe që mund tu japim mjekëve tanë, që kanë lënë familjet e tyre dhe ditë e natë po rrezikojnë jetën për ne duke u ndeshur me virusin!

Ne krenohemi me ta. Ne besojmë se shumë shpejt, të gjithë sëbashku do ta fitojmë këtë “ndeshje”!

#MjekëtKombëtarjaJonë   #Mirënjohje #WorldHealthDay #RriNëShtëpi #FSHF

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja sa do t’u kushtonte “Djajve” shkarkimi i Jose MOURINHOS…

Isa.Autor

Liverpool vjen me një “VIDEO” motivuese pak kohë para finales me Real Madridin

Sadik.Autor

ZIKALTRIT NË FESTË/ Gati revolucioni në MBROJTJEN E INTERIT, ja emrat e piketuar

Isa.Autor

Leave a Comment