Futboll Sport

RRËFEN HISTORINË E TIJ SI FUTBOLLIST/ Robinho zbulon sulmuesin perfekt dhe prapaskenat e karrierës së tij

Robinho, 36 vjeç dhe një karrierë të shkëlqyer. Real Madrid, Manchester City, Milan. Megjithatë, përshtypja është se braziliani nuk ka dhënë gjithçka që mund të jepte. Talenti nuk i mungonte, dëshira për të qenë më i përkushtuar ndoshta ppo.

Gjatë karrierës së tij, Robinho ka përfunduar në qendër  të vëmendjes më shumë për atë që ka bërë jashtë fushës sesa për talentin e tij e brenda saj. Rrëfimet e tij, të publikuara nga Marca, përshkruajnë në mënyrën më të mirë historinë e tij si futbollist: atë të një fenomeni të mundshëm që dashuron fubollin… por edhe të argëtohet.

REAL MADRID – Gjithçka ka filluar te Santos. Dhe kur O Rey e ka kurorëzuar si pasardhësin e tij, ekipet e mëdha kanë nisur garën për ta marrë… “Kur më kërkoi Real-i, kishte shumë brazilianë në skuadër dhe trajner ishte Luxemburgo. Pse duhej të shkoja te Barcelona? E di se disa shpresonin që të fitoja Topin e Artë, sepse kur Pele flet për ty, njerëzit dëgjojnë. Dhe bëjnë krahasime, por nuk ka një Pele të ri dhe nuk do të ketë kurrë”.

Braziliani është paraqitur mirë në Madrid, por marrëdhëniet janë prishur pas tre vitesh. Duhet të shkojë në Londër, por… “Unë doja të shkoja te Chelsea, Scolari më tha se do të bëja diferencën. Por Real Madrid ka bërë fjalë me anglezët, klubit nuk i pëlqeu që shisnin fanella me emrin tim para se marrëveshja të ishte kompletuar”.

CITY DHE ZLATAN – Në atë pikë ka ndërhyrë Manchester City. Robinho është bërë blerja e parë e epokës Mansour. Dhe në Angli ka gjetur një ambient që e stimulon.

“Më ka pëlqyer Manchester. Skuadra, restorantet… dhe diskotekat. Më pëlqente të argëtohessha, por anglezët dilnin më shumë se braizilianët. Joe Hart ishte gjithmonë jashtë, ashtu si Micah Richards dhe Shaun Wright-Phillips. Por kur dilnim ne brazilianët na çanin kokën”.

Më pas ka ardhur Milan-i. Ku ka shkuar falë një menaxheri special. “Zlatan thoshte gjithmonë se e kishte bindur ai Milan-in të më merrte. ‘Je këtu falë meje’. Është arrogant? Po, por jo i keq. Është vetëm besim në  vete dhe në talentin e tij. Për mua, ai është sulmuesi perfekt: fitues dhe showman”.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Studimi zbulon blerjet E GODITURA dhe ato të GABUARA

Isa.Autor

Probelemet e Juventus, Dybala dhe Higuain kanë mbetur në “Wembley”

Sadik.Autor

Ferrari marrëveshje me Liberty Media, “kokëkuqja” do të qëndrojë në Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment