Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Thomas Strakosha i jashtëzakonshëm! I treti në Europë për…

Babi Foto Strakosha do të jetë shumë krenar për të birin. Ccdo sezon që kalon, i bëhet akoma më i fortë.  Thomas Strakosha duket se ka trashëguar shumë nga aftësitë e babait të tij, i cili ka qenë edhe kapiten i Kombëtares, në vitet 90’.

Gardiani 25-vjeçar, është pjesë e Lacios, prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një prej portierëve më të mirë të momentit në Serinë A dhe jo vetëm.

Ditën e sotme, media prestigjioze italiane “Gazzetta Dello Sport”, i ka kushtuar një speciale portierit shqiptar, duke e cilësuar atë si një ndër më të mirët e momentit, për sa i përket përqindjes së pritjeve të gjuajtjeve në portë.

tomas strakosha

Gardiani shqiptar ka arritur të presë 77.88% të gjuajtjeve në portë, duke u renditur i treti në Europë, për sa i përket kësaj statitstike. Vendi i parë mbahet nga Alison i Liverpulit, i cili ka arritur të 80.36% të gjuajtje drejt portës, ndërkohë që në vend të dytë qëndron portieri serb i Reimsit, Predgard Rajkoviç, që ka neutralizuar, 79.07% të gjuajtjes.

Në shkrimin e “Gazzetta Dello Sport” flitet edhe për të ardhmen e Strakoshës, i cili është shumë pranë rinovimit me skuadrën e kaltër. Kontrata e tij me Lacio skadon në vitin 2022, por së shpejti mund të zgjatet deri në vitin 2025 me një ndryshim në pagë, e cila i kalon 2 milionë euro në sezon.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore PSG-Inter, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

“KA SHËNUAR 29 GOLA NË 30 NDESHJE”/ Flet trajneri Ancelotti: E pëlqej shumë Ibrahimovic, do ta telefonoj dhe…

Delo.autor

A do të përdoret VAR-i në Botërorin e Rusisë? Presidenti i FIFA-s jep këtë përgjigje

Q.Autor

Leave a Comment