Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME PËR CHAMPIONS/ Lazio gati të marrë mbrojtësin e Liverpool…

Lazio po përgatitet edhe për sezonin e ardhshëm tashmë, ku sipas gjasave do të luajë edhe në Champions League pas shumë viteve mungesë.

Kështu, presidenti Lotito dhe drejtori Igli Tare po mendojnë për merkaton dhe kanë hedhur sytë nga Anglia. Lazio kërkon të afrojë në ekip një emër të njohur si Dejan Lovren, me kroatin që ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Lovren ka deklaruar se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit, pasi hapësirat për të janë pakësuar shumë. Kontrata e 30-vjeçarit skadon vitin e ardhshëm, kështu që edhe Liverpool është i detyruar ta shesë. Lazio është kandidati kryesor për ta marrë në ekip mbrojtësin.

Related posts

“MURIQI, JE NJË COPË M*TI”/ Zyrtari i Komunës së Prishtinës ofendon sulmuesin e Kosovës pas humbjes

Delo.autor

ÇËSHTJA UZUNI/ Drejtori i Granadës për situatën e sulmuesit shqiptar: Kërkon largimin

F.autor

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Portieri Navas dhe rekordi i çuditshëm i arritur falë “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

Leave a Comment