Futboll Shqipëri Sport

NDALI KUKËSIN/ Shkëmbi: Jemi të tretët, për fat tani ndalet kampionati

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, është i kënaqur me barazimin ndaj Kukësit, duke vlerësuar edhe forcën e kundërshtarit, edhe pse në “Gol pas goli” në Supersport nuk e ka fshehur se mund të merreshin pikët e plota, me pak kujdes.

Teuta më mirë në pjesën e parë, Kukësi më mirë në të dytën, me Teutën që u tërhoq së tepërmi: “Nuk u tërhoqëm, por ndonjëherë është edhe meritë e kundërshtarit. E nisëm edhe pjesën e dytë mirë, por nuk arritëm t’i bënim gjërat njësoj. Ndonjëherë rezultati 1-0 të bën që të mendosh më shumë për mbrojtjen, i kuptoj futbollistët, por për fat të keq e pësuam një gol. E donim fitoren, por mos të harrojmë që përballë kishim Kukësin, pretendent për kreun, ndaj nuk është rezultat i keq.

Dëmtimi i Latif? Mendoj se nuk na penalizoi. Na vjen keq për Latif, por kemi 22 futbollistë në dispozicion dhe janë të barabartë.

Teuta ka luajtur gjithnjë mirë, nuk është se u transformua sot. Mund edhe të fitonim, por natyrisht skuadra është e re, bën edhe gabime, ndaj barazimi është i pranueshëm. Problemi ynë ishte pas shënimit të golit tonë, sepse u tërhoqëm më shumë sesa duhet. Disa lojtarë brenda ekipit duhet të sillen pak më ndryshe, nuk duhet të tërhiqemi shumë dhe duhet të jemi më aktivë në qarkullimin e topit.

Objektivi? E kemi thënë gjithnjë që synimi i vetëm është kualifikimi për në kupat e Europës, por llogaritë bëhen në fund, ndaj duhet të punojmë. Jemi në vendin e tretë, na vjen mirë, duhet ta mbrojmë këtë vend.

Sulmuesi nëse mungon gjatë Latif? Kemi Kamara, është edhe Progni, nuk jemi të shqetësuar, por edhe Latif nuk besoj se ka problem serioz.

Ndërprerja e kampionatit? Kemi luajtur tre ndeshje brenda javës, jashtë fushe, ndaj do të rikuperojmë energjitë, përveçse do të kthehemi në fushën tonë, sepse na mungon pak”.

 

Related posts

INTERI NË ANKTH/ Ja sa GJATË do të mungojë Nainggolan pas DËMTIMIT të RËNDË

Isa.Autor

XHAKA U ZGJODH KAPITEN I PËRHERSHËM I ARSENAL/ Flet trajneri Emery: Ndonjëherë bën gabime, por…

Delo.autor

Besniku Manolas: Nuk largohem nga Roma sepse dua të bëhem…

Isa.Autor

Leave a Comment