Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Tare vendos objektivin e radhës, është djali i legjendës!

Igli Tare dhe Lazio duket se e kanë vendosur objektivin e radhës në merkato. Ish-sulmuesi i Kombëtares tonë është fiksuar me Ianis Hagin, tek i cili duket se beson shumë.

Aktualisht, djali i legjendës Gheorge Hagi, është në huazim te Rangers, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Genk. 21-vjeçari provoi disa vite më parë një eksperiencë te Fiorentina, por nuk arriti të bëhej protagonist.

Tashmë, kur kanë kaluar disa vite, Lazio dhe Tare kërkojnë ta rikthejnë në Serie A për t’i dhënë më shumë besim. Gjithsesi, më parë duhet bindur Genku, që nuk e lëshon edhe aq lehtë.

Related posts

(FOTO) 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit, kryeson Manchester City

Q.Autor

CHIELINI HAP SIPARIN E “SERIA A”/ Juventus në avantazh (VIDEO)

F.autor

PAS ZYRTARIZMIT NË “BERNABEU”/ Areola reagon në “Instagram”: Krenar që jam te Reali, ja çfarë i shkruan Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment