Bundesliga Futboll Sport

“TË LUHET FUTBOLL ME MASKA”/ Ja propozimi i veçantë nga Gjermania në kohë pandemie

Bundesliga pritet të jetë një nga kampionatet e para që do të rinisë, pas pezullimit të pezullimit të futbollit nga Koronavirusi.

Prej kohësh skuadrat janë stërvitur në mënyrë individuale dhe synimi është që kampionati të rinisë në 9 maj. Por, shteti gjerman dëshiron të jetë i kujdesshëm në këtë situatë dhe ka kërkuar të zbatohen disa masa, mes tyre edhe maskat.

Ministria ka përgatitur një dokument, ku thuhet se duhet të përdoren maskat edhe gjatë ndeshjes, për tu mbrojtur nga virusi.

Në dokument thuhet se maska duhet të jetë e bërë në mënyrë të tillë që të mos bjeri nga fytyra edhe gjatë kohës kur lojtarët të luajë dhe nëse ajo bie në tokë, atëherë arbitri është i detyruar të ndalojë lojën. Një propozim i veçantë ky, teksa ditën e enjte do të merret edhe vendimi përfundimtar për kampionatin.

Related posts

NGA OQEANI NË AUSTRALI DHE “ZBARKIMI” NË RINAS/ Trajneri italian kujton Laçin në vitin 2016… (FOTO)

F.autor

LEVANTE-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në epërsi, shënon Benzema

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Bajerni pranë transferimit të sulmuesit francez për 60 milionë euro

F.autor

Leave a Comment