Futboll Premier League Sport

THEMBRA E MALLKUAR! 46 vite më parë, heroi i United dërgoi në ferr “Djajtë” (VIDEO)

27 prill 1974. Një datë që për tifozët e Manchester Untied mbetet e shënuar me të kuqe në histori dhe që është një plagë e hapur dhe dhimbje e madhe. Kanë kaluar 46 vite nga ajo pasdite pranvere, por duket sikur ka ndodhur dje…

Në “Old Trafford” luhet derbi i Mançesterit, e vlefshme për javën e fundit të First Division 1973-1974. United duhet të fitojë për të shmangur rënien nga kategoria, kurse City ka shpëtuar. Por, në minutën e 82-të ndodh e pabesueshmja…

Denis Law – 11 vite me Manchester United, 2 tituj, 1 FA Cup, një Kupë Kampionësh dhe Top i Artë, me një goditje me thembër, shënon një gol të rëndë për historinë e “Djajve”…

Ishte sezoni i fundit i futbollistit dhe kishte zgjedhur pikërisht City. Kur topi përfundon në rrjetë, pllakos heshtja e “Old Trafford” dhe Laë nuk arrin të festojë dot pasi e di se çfarë ka shkaktuar në atë moment: ka hedhur nga kategoria skuadrën e tij të zemrës!

Tifozët pushtojnë fushën ndërsa lojtari mbetet i heshtur, i ruajtur nga policia. Pikërisht ai, Denis Law, statutja e të cilit, bashkë me George Best dhe Bobby Charlton, sot është përpara “Old Trafford”…

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Mungon vetëm zyrtarizmi, mesfushori Pelegrini rinovon me skuadrën e Serisë A…

Delo.autor

Barcelona nuk heq dorë nga Pjanic, por bën gati edhe Planin “B”…

Isa.Autor

Dybala: Botërori? Nuk kisha frikë në asnjë moment

Sadik.Autor

Leave a Comment