Futboll La Liga Sport

“DUHET TË PËRSHTATEMI ME SITUATËN E RE”/ Varane: S’kemi datë kthimi në stërvitje, jetojmë dita-ditës

Raphael Varane e ka mbyllur ditëlindjen e tij të radhës me një urim të marrë nga Federata Franceze e Futbollit. Qendërmbrojtësi, i cili mbushi 27 vjeç të shtunën e kaluar, thotë se ende nuk ka një datë të kthimit në stërvitje.

Rutina e karantinës – “Bëra diçka të veçantë për ditëlindjen, në kushtet e shtëpisë, kuptohet. Është një rutinë ndryshe, por nuk e humbim buzëqeshjen. Unë jam me familjen, moti është i mirë. Ka njerëz që janë në situata mjaft të ndërlikuara. Ushtrohem çdo mëngjes, pastaj bëj diçka ndryshe çdo ditë. Po përshtatemi. Ka njerëz që punojnë në spitale dhe po vënë jetën e tyre në rrezik, ndaj nuk mund të ankohemi. Ne duhet t’i duartrokasim ata”.

Ushtrimet – “Bëj stërvitje fizike, force, pak nga gjithçka. Po mundohem të kompensoj gjërat, për të cilat nuk kemi kohë si sportistë në jetën normale e të përditshme. Kaloj më shumë kohë me familjen, kujdesem shumë për të. Luaj futboll me djalin tim, luajmë në plazh… Sinqerisht, edhe po gatuaj nga pak, nëse duhet. Zakonisht ndihmoj të gatuaj gruan time, sepse i pëlqen shumë”.

“Euro 2021” dhe rikthimi me Real Madridin – “Duhet të përshtatemi me situatën e re. Është e vërtetë që kjo ndalesë erdhi për mua në një kohë të mirë, por shpresoj të jem në nivel të lartë edhe vitin e ardhshëm. Sa i përket Real Madridit, tani për tani nuk kemi një datë rikthimi. Le të shohim, të mësojmë së pari se kur do të kthehemi në Madrid, pastaj seancat stërvitore, ndeshjet. Po jetojmë dita-ditës. Tani nuk ka asgjë të sigurt dhe nuk është e lehtë të punosh në planin afatgjatë. Ne jetojmë nga dita në ditë”.

Kontakti me lojtarët e tjerë – “Sigurisht, flasim. Të gjithë janë mirë. Le të presim kur mund ta shohim përsëri njëri-tjetrin. Kam frikë se nuk do të më njohin (qesh). Ju e ndryshoni pamjen herë pas here. Kam marrë video-telefonata, edhe kur po fikja qirinjtë e tortës. Jemi të detyruar të përshtatemi”.

Related posts

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Delo.autor

ZBULOHEN “BOMBAT” E KUKËSIT NË MERKATO/ Ja cilët janë lojtarët që pritet të prezantojë sot klubi

Delo.autor

“DRIDHET” MILANI/ Lideri i mesfushës kuqezi drejt Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment