Futboll Seria A Sport

THUMBON BARCELONËN PËR PASHKË/ Luis Figo: E kam gati derrkucin e pjekur…

“Movistar +” lidhet çdo ditë me personalitetet më të rëndësishme në botën e sportit. Këtë të enjte, Susana Guasch intervistoi ish-futbollistin e Real Madridit dhe Barcelonës, Luis Figo, i cili ka 20-vjetorin e nënshkrimit të tij për “Los Blancos”. Një transferim që shkaktoi shumë bujë në Spanjë, shoqëruar me një armiqësi të pafundme të tifozëve katalanas ndaj portugezit. Në ndeshjen e parë që u kthye të luajë në “Camp Nou” si kundërshtar, me fanellën e bardhë, ata e kontestuan fuqishëm, e ofenduan rëndë, derisa hodhën edhe një kokë derri në fushë…

Susana Guasch e pyeti: “Kjo verë shënon 20-vjetorin e transferimit tënd te Real Madridi. Unë imagjinoj se ju do ta festoni me një verë të bardhë dhe derrkuc të pjekur…” Luis Figo iu përgjigj pa hezitim, me të qeshur: “Po, e kam gicin e pjekur gati, do ta ha këtë fundjavë (me rastin e Pashkëve)”. Me siguri, derri është simbolikë e largimit dhe armiqësisë së tij të jashtëzakonshme, që krijoi në Katalonjë, kur vendosi ta tradhtojë Barcelonën për rivalët e hidhur madrilenë.

Related posts

NGA TRIUMFI I PSG-së, TEK KUALIFIKIMI I SHQIPËRISË NË “PLAY-OFF”/ Zbuloni ngjarjet më të KOMENTUARA të sportit gjatë 2025

F.autor

RAMOS nuk harron lehtë/ Ja si i përgjigjet pyetjes lidhur fitimin e Championsit pa RONALDON

Isa.Autor

KËRKOHET NGA PSG DHE MANCHESTER CITY/ Griezmann pranon vendimin e Barcelonës, por ka një kusht

Delo.autor

Leave a Comment