Futboll La Liga Sport

KËRKOHET NGA PSG DHE MANCHESTER CITY/ Griezmann pranon vendimin e Barcelonës, por ka një kusht

Antoine Griezmann e ka pranuar vendimin e Barcelona-s për ta nxjerrë në shitje.

Sipas El Chiringuito, sulmuesi do të nxirret në shitje këtë javë.

Francezi ka pranuar të largohet me kusht që klubi i tij i ardhshëm t’i paguajë të njëjtën rrogë që merr te Barça.

Skuadrat e interesuara për kampionin e botës janë PSG dhe Manchester City.

Për momentin, Barça shpenzon 347 milionë euro për rrogat e lojtarëve dhe La Liga u ka kërkuar katalanasve ta reduktojë këtë shumë në 160 milionë euro në mënyrë që të respektojë tavanin e vendosur nga La Liga.

Griezmann ka një kontratë me Barcelona-n deri në vitin 2024.

Related posts

MESAZH TË QARTË REAL MADRIDIT/ Keylor Navas: Ditën kur nuk e meritoj të jem titullar, do të…

Delo.autor

Inter nuk heq dorë nga Mkhitaryan, gati oferta zyrtare në janar

Q.Autor

RINGJALLET “ZONJA E VJETËR”/ Zgjohet edhe Vlahovic, por Allegri nuk feston: Na pret Atalanta

F.autor

Leave a Comment