Futboll Sport

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Vritet në shtëpinë e tij futbollisti 20-vjeçar (FOTO)

Një lajm tronditës për gjithë botën e sportit vjen nga Ekuadori, ku është vrarë një futbollist brenda në shtëpinë e tij.espinoza-knsg-1024x512abc

Futbollisti 20-vjeçar, Eduin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guajakuil, është vrarë me armë në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur lojtari si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.

Lajmi tronditës është komunikuar nga vetë klubi i lojtarit, teksa policia është në kontakte me familjen Espinoza, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit që vrau lojtarin në fjalë.

Related posts

KUSHTOI 45 MILION EURO/ Reali kërkon të kthejë në shtëpi talentin brazilian

Isa.Autor

REVOLUCION NË BOTËN E FUTBOLLIT/ FIFA konfirmon ndryshimin historik që prek klubet dhe kombëtaret në vitin 2026

F.autor

EGJIPTJANI SHMANGU NJË MASAKËR ME 51 STUDENTË/ Dybala i shkruan 13-vjeçarit: Je një hero, të ftoj në stadium që të…

Delo.autor

Leave a Comment