Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Demi” Lautaro refuzoi Real Madrid 4 vite më parë!

Lautaro Martínez sot është 22 vjeç dhe një ndër më të kërkuarit në merkato dhe përpara se të ndalej futbolli për shkak të koronavirusit kishte shënuar 16 gola. Nuk është as sekret që i pëlqen Barcelonas dhe shumë skuadrave të tjera.

Interi e mban fort, ndërsa mund ta gëzojë edhe fakti që “El Toro”, sipas presidentit të Racing Avellaneda, ish-klubi i sulmuesit, ai i ka thënë njëherë jo La Ligas, pra kampionatit spanjoll.

Prapaskena tregohet për “El Mundo Deportivo” nga padroni i Racing, që shpjegon se katër vite më parë Real Madridi tentoi ta merrte në Europë djaloshin. “Blancos erdhën dhe e kërkuan dhe na ofruan huazimin me të drejtë blerje kur ishte ende 18 vjeç”.

“Gjithësesi, Lautaro refuzoi këtë mundësi pasi donte të rritej në Argjentinë. Ishte tepër i qartë në objektivat e tij”.

Related posts

Juventusi ‘komunist’, një koreano-verior objektivi kryesor i bardhezinjve

Q.Autor

MOS E BESONI PO DESHËT/ Messi i mahnitur: Ajo që bëri CR7 me Juventusin është…

Delo.autor

“JAM NË NJË POZICION…”/ Ibra: Nuk më ka mbetur gjë tjetër në karrierë veçse të…

Delo.autor

Leave a Comment