Futboll Sport

ZGJEDH FENOMENIN E RI TË FUTBOLLIT/ Cassano: Ai është një përbindësh…

Në mesin e shumë talenteve të rinj, të shpërndarë nëpër botë, është edhe një kolumbian, 21 vjeç, që e ka mahnitur Antonio Cassano. Po flasim për një talent, që vlerësohet shumë nga ish-talenti barez, aktualisht vëzhgues i madh i futbollit ndërkombëtar.

Duke folur në Instagram, drejtpërdrejt me gazetarin Pierluigi Pardo, “Fantantonio” tha: Me të vërtetë më pëlqejnë Serge Gnabry, Leroy Sané, Christian Pulisic dhe Jadon Sancho. Dy muaj më parë përmenda Mount si një fenomen, pastaj edhe Messi e evidentoi atë. Dhe, nëse ai shprehet kështu, do të jetë e vërtetë”.

Në mesin e yjeve potencialë të së ardhmes, Cassano evidenton atë që e ka mahnitur; “playmaker” e River Plate, Jorge Carrascal: Ai mund të bëhet me të vërtetë fenomen i futbollit. Jorge Carrascal i River Plate është një përbindësh”.

Carrascal tashmë ka përfunduar në fokusin e Juventusit, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve. Zyrtarët bardhezinj e ndoqën nga afër atë gjatë Botërorit të fundit U-20, por Ajax, gjithashtu, e pëlqen kolumbianin.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Raketë e Cengiz Under, mposht Buffon me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona pret oferta për Cillessen, pritet lëvizja e Napolit

Sadik.Autor

NUK KA MË MNM PËR RUSËT/ Edhe futbolli francez merr vendimin drastik

F.autor

Leave a Comment