Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Rangnick ka gati planin e merkatos te Milani: Zbardhen 7 emra!

Nëse Ralf Rangnick do të bashkohej me Milanin në verë, ashtu si edhe përflitet prej tashmë disa muajsh, gjermani do të përpiqej që të fuste filozofinë e tij në punë dhe në merkato, sidomos me afrimin e të rinjve: përveç atyre që janë kuqezi dhe në skuadër, do të duhen të tjerë.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Rangnick do të kërkojë nga një fuqizim për repart. Në veçanti duke nisur nga porta, ku i shënjestruari është Alex Meret objektivi i parë, nëse largohet Donnarumma. Alternartiva është Musso i Udineses.

Për në mbrojtje, i zgjedhuri është Evan N’Dicka, 20 vjeçar me origjinë kamerunase dhe që luan te Frankfurt prej dy sezonesh, por që është rritur te Auxerre. Po monitorohet me kohë edhe Ajer i Celtic dhe Koch i Freiburg.

Në mesfushë ëndrra është Sandro Tonali, por që ka shumë konkurrencë. Për sa i përket sulmit, këtu mund të bëhet investimi i madh. Veç hipotezës Milik të Napolit, ëndrra mbetet Timo Werner, 24-vjeçari i Leipzig që Rangnick njeh mjaft mirë dhe investimi mund të jetë deri në 50 mln euro.

Related posts

Anthony Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat për merkaton e verës

Sadik.Autor

A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali…

Delo.autor

FORMULA 1/ Rivalitet mes Hamilton dhe Vettel në Hungari. Ja kush triumfon

Sadik.Autor

Leave a Comment