Futboll Premier League Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Sherr mes skajeve të renditjes, plas rebelimi në Angli

Noruiçi, Aston Vila edhe Bornmëthi. Nëse sezoni 2019- ’20 i Premier Ligës nuk do të rinisë kurrë, atëherë tri skuadrat e fundit të klasifikimit janë edhe ato që normalisht do të duhet të bien nëChampionship.

0_Premier-League

Sipas “DailyMail”, tri klubet e fundit tëklasifikimit po mendojnë që të bashkohen kundër rinisjes së kampionatit, duke shpresuar kështu te mbijetesa automatike. Por Brajtoni, UestHemi dhe Uotfordi udhëheqin ekipet rebele, duke qenë se ato renditen mbi zonën e rënies dhe rinisja e sezonit i rrezikon. Klubet e mëdha bëjnë presion për të rinisur, duke i kërcënuar ato se nëse do të bëjnë një pakt, do të votojnë për rrëzimin e tyre. Në fakt, administratori i Aston Vilës, KristianPërslou, e ka bërë të qartë se klubi i “Villains” është kundër rinisjes:

“Duhet të shoh interesin e klubit tim, qëështë veçanërisht i fortëkur luan në shtëpi. Nëse ndeshjet e mbetura do të luheshin në fushë neutrale, për ne do të ishte njëdisavantazh”. Të hënën është parashikuar një tjetër takim, por pa një votë përfundimtare në horizont. Sepse, për të kaluar një mocion në Premier Ligë duhen 14 vota në favor dhe ja përse skuadrat e mëdha po këmbëngulin për të marrëOK-in e Noruiçit, Aston Vilës dhe Bornmëthit, duke u bërë të kuptojnë se  shansi më i mirë për të mbijetuar në Premier Ligëështë të rinisë kampionati në fillim të muajit qershor. Të hënën nuk ka asnjë plan për votë zyrtare, por klubeve do t’u kërkohet që të miratojnë disa pika tëprojektit “Rinisje”.

Nëse ato do dështojnë që të arrijnë një marrëveshje, atëherë votimi do të planifikohet për një datë tëmëvonshme. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, sot opinionist i “SkySports”, GeriNevil, ka thënë se bisedimet mes klubeve po bëhen të pista, ndërsa klubet e vogla do t’i detyrojnë të luajnë. “Nuk ka dyshime që Premier Liga është e ndarë. Mesazhi që prej ditës së parë të kësaj pandemie ka qenë se duhet të jemi të bashkuar. Interesi individual po bën që të luhet një lojë e pistë. Klubet e vendeve të fundit do të detyrohen të luajnë”.

Related posts

CHAMPIONS/ Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bajerni i Mynihut dhe Liverpuli. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH/ “Të Kuqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Wijnaldum

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne dëshironim shumë të fitonim, bëmë…

Delo.autor

Leave a Comment