Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Nuk lejohet të protestosh ndaj arbitrit, Serie A zbulon si do të jetë futbolli në kohë pandemie

Në pritje për të mësuar datën se kur mund të kthehet në fushë, Serie A tregon se si do të jetë futbolli në kohën e pandemisë. Liga Italiane e Futbollit publikoi udhëzimet e reja që futbollistët dhe skuadrat duhet të zbatojnë për pjesën e mbetur të sezonit. Kështu, janë përcaktuar se në çdo stadium, maksimumi i personave të pranishëm, përfshirë lojtarët, stafet teknike, operatorët televizivë dhe gazetarët, nuk duhet të jetë më i lartë se 300.

091337101 3503f318 98ec 4e02 8125 4196e5a14095

Po ashtu, nuk lejohet shtrëngimi i duarve, përqafimet, apo fotot e skuadrave. Një risi ka të bëjë me arbitrat. Nuk lejohen protestat dhe asnjë futbollist nuk mund të afrohet më zyrtarin e ndeshjes më afër se distanca e sigurisë 1.5 metër. Sa I përket intervistave, zonat mix të stadiumeve do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa konferencat për shtyp duhet të zhvillohen on-line. Të qarta edhe udhëzimet mbi protokollin e ri sanitar, ku futbollistët duht të përdorin dhomat e zhveshjes vetëm në grupe të vegjël që duhet të respektojnë distancat e sigurisë. Serie A bëhet gati në këtë mënyrë për t’u rikthyer në fushë, ndërsa vendimi përfundimtar I qeverisë italiane do të merret vetëm në datën 28 maj.
(balkanweb)

Related posts

REALIZOI SUPER GOL NDAJ EGNATIAS/ Berisha: Jemi të dënuar për të fituar, nuk bëj garë me Mensah

Delo.autor

MOTO GP/ Rossi: I lumtur për “pole”, nuk e prisja këtë rezultat

Sadik.Autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment