Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL RIKTHEHET NË FUSHË/ Jurgen Klopp tregon emocionet: Si dita e parë e shkollës (VIDEO)

Pas më shumë se dy muajsh izolim dhe stërvitje individuale në shtëpitë e tyre, futbollistët e Liverpool u bashkuan në kompleksin sportiv të klubit në Melëood. Bashkë me ta edhe Jurgen Klopp më në fund mund të përgatisë ekipin e tij drejt sprintit final për fitimin e titullit kampion në Premier League pas një pritje që zgjat prej tre dekadash.

“Kjo rinisje është si ajo e nxënësve në ditën e parë të shkollës. Jetova emocionet e 46 viteve më parë. U zgjova më shpejt se zakonisht, vesha menjëherë uniformën dhe shpejtova për të fushën e stërvitjes. Ishte diçka e bukur”, ka thënë tekniku gjerman, që më pas ka dhënë përshtypjen e parë për lojtarët e tij pas asaj që ai e cilësoi si ditën e parë të shkollës. “Për të gjithë ishte një ndalesë e gjatë. Për këtë duhet pak kohë për t’u ambjentuar. Por impresioni i parë është shumë pozitiv”, ka vijuar Klopp, që ka vendosur bashkë me klubin të ndjekë një linjë shumë të butë sa I përket seancave stërvitore.

“Nuk do të rrezikoj skuadrën time. Secilit prj djemve iu thashë se janë të lirë të mos vinë, nësë nuk ndjehen të sigurtë. Nuk janë parashikuar penalizime. Kjo është një zgjedhje personale e tyre”, është shprehur trajneri I Liverpool, pas ditës së parë të grumbullimit të kryesuesëve të Premier League.
(balkanweb)

Related posts

SUPER PSG/ Cavani TALLET KEQ me mbrojtësin dhe shënon SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ “Fenomeni” dhe reagimi i tij pas tamponit, Roberto Carlos shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Barcelona ofron 100 milionë euro plus Coutinhon për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment