Futboll La Liga Sport

COVID-19/ Zbulohet raporti sekret mjekësor i Barcelonës, ja si është gjëndja e lojtarëve pas karantinës

Jo vetëm rreziku për një infektim të mundshëm me Covid-19 pas kthimit në stërvitje dhe më pas në fushë për ndeshjet e mbetura të sezonit. Edhe forma e lojtarëve pas një periudhe 2-mujore pushimi dhe stërvitje individuale në banesat e tyre nge shumë dyshime. Për të shërbyer si një udhëzues edhe për skuadrat e tjera mund të vlejë raporti I detajuar I mjekëve të Barcelonës pas seancës së parë individuale të Lionel Messi dhe shokëve të tij.

Raporti është zbuluar dhe më pas publikuar nga e përditëshmja spanjolle “AS”. Në disa aspekte rezultatet janë më mira nga sa parashikonin në stafin mjekësor të klubit “blaugrana”. Kështu forma e ekipit vkerësohet 40/45% të nivelit ideal. Diçka e kuptueshme pas karantinës 2-mujore, por që nga ana tjetër tregon se përgatitjet në kushtet e shtëpisë kanë funksionuar. Lajme të mira edhe për masën trupore, Futbollistët e Barcelonës kanë marrë peshë nga 0.5/1.3 kg. Parashikimet flisnin për 2 kg. Po ashtu, masa dhjamore është rritur me 0.3/0.7 %, megjithëse limiti i vendosur është 1% në periudha të gjata pushimi. Optimiste edhe të dhënat e tjera. Kështu kondicioni aerobik është ulur më 40%, humbja e elasticitetit muskular me 30%. Të gjitha këto shifra i bëjnë mjekët sportivë optimistë për të programuar rinisjen e stërvitjes në grup dhe më pas sezonin.

(balkanweb)

Related posts

MERKATO E VERËS/ Arrihet akordi, mbrojtësi Hakaj e mbyll me Partizanin. Do luajë për klubin…

Delo.autor

Tifozët e Fiorentinës “kopjojnë” Bufonin, anullohet penalltia

Sadik.Autor

Çudia tek Arsenal, Mkhitaryan do të luajë me dy numra të ndryshëm

Q.Autor

Leave a Comment