Futboll Sport

FLAKADANË DHE FISHEKZJARRE/ Nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat për shkak të rasteve me COVID-19 në ekip, tifozët surprizojnë klubin (VIDEO)

Dinamo Dresden është ekipi i vetëm në Bundesliga 2 që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat, pas pezullimit për shkak të Koronavirusit.

Skuadra nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi që prej 9 majit lojtarët dhe stafi teknik kanë qëndruar të karantinuar, pasi 3 lojtarë të ekipit rezultuan me Koronavirus dhe anuluan ndeshjet me Hanoverin dhe Greuther Firth. Ditën e sotme Dinamo Dresden do të luajë ndeshjen e parë në kampionat, teksa do të përballet me Shtutgartin.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët e Dinamos kanë menduar të surprizojnë ekipin e tyre të zemrës, në prag të ndeshjes së parë. Kështu ata mbrëmjen e djeshme janë mbledhur në një numër të madh para hotelit ku qëndronte skuadra, dhe kanë festuar me flakadanë, tymuese dhe fishekzjarre, duke i dhënë zemër skuadrës për të marrë fitoren në ndeshjen e sotme.

Related posts

ÇFARË PO NDODH TEK BARCELONA? Suarez dhe shumë makina të tjera futen në shtëpinë e Messit (VIDEO)

Delo.autor

ULTIMATUMI i Realit: Asnjë thirrje diskriminuese kundër Guardiolës

F.autor

Thiago Silva i frikëson të gjithë: Neymar mungon ndaj…

Q.Autor

Leave a Comment