Futboll Kategoria Superiore Sport

FOTOLAJM/ Koha për stolat dhe tapetin, stadiumi i Partizanit merr formë. Shikoni si duket

Partizani pritet që së shpejti t’i japë fund statusit të të pastrehut, që e mban nga marsi i 2010-ës, kur e nxorën nga shtëpia e vjetër në rrugën “Frosina Plaku”.

Prej katër vitesh presidenti Gaz Demi ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re, ku si fillim pritet të përurohet stadiumi i ri, që do të ketë një kapacitet 5 mijë vendesh.

Punimet në kompleksin e kuq nuk janë ndalur edhe në këtë periudhë pandemie dhe nga fotot që ka siguruar “Panorama Sport”, shikohet që është përfunduar mbulimi i dy tribunave dhe fasada kryesore.

Tani radhën e kanë vënia e stolave në shkallët e dy tribunave dhe shtrimi i tapetit, që parashikohet të jetë i një cilësie të lartë, gjysmë natyral dhe gjysmë sintetik, në mënyrë që të mos ketë probleme për përdorimin në çdo stinë. Me shumë mundësi, Partizani e nis sezonin 2020-2021 në shtëpinë e re.

Related posts

De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc zhgënjyer: Më iku fitorja nga duart për 2 xhiro

Delo.autor

CHAMPIONS/ Garcias nuk i besohet, Cornet befason Manchester Cityn me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment