Futboll Sport

“GABOVA NË NJË NDESHJE”/ Ish-arbitri i njohur: Uroja që Ronaldo ta humbte penalltinë

Hauard Ueb ka qenë një nga figurat më të vlerësuara të arbitrimit jo vetëm në Angli, por edhe në botë deri në vitin 2014 kur u tërhoq.Hauard Ueb

Në një intervistë për “The Athletic”, ish-arbitri ka rrëfyer një episod të vitit 2009 kur gjatë një ndeshjeje ka shpresuar brenda vetes që Kristiano Ronaldo të gabonte një penallti të cilën “bilbili” britanik e kishte akorduar gabimisht.

“Luhej Mançester Junajtid – Totenhem dhe këta të fundit kryesonin me dy gola avantazh. ‘Djajtë e kuq’, duke humbur atë ndeshje, rrezikonin të humbnin kampionatin.

Në një moment të caktuar, Karrik futet në zonë dhe prek topin, përpara se portieri rival Gomesh ta rrëzonte. Vërshëlleva për penallti, por në vend të protestave, pikasa vetëm vështrimin e portierit.

Kuptova se kisha gabuar. Dhe kur Ronaldo mori vrull për të goditur, nisa të shpresoja që të gabonte”, rrëfeu Ueb. Portugezi nuk gaboi dhe Junajtidi fitoi 5 me 2 me përmbysje duke siguruar 3 pikë thelbësore në fitoren e kampionatit.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”, verilindorët në kërkim të golit

Isa.Autor

BEFASOI në Botëror/ Liverpool blen mbrojtësin kroat për një shifër REKORD

Isa.Autor

MILANI RIKTHEN DIDËN/ Ky është misioni i ri i ish-portierit kampion

F.autor

Leave a Comment