Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA MILAN DHE JUVENTUS/ Marotta: Është një lojtar premtues, duam ta marrim në ekip

CEO-ja i Interit, Bebe Marota ka dhënë një deklaratë për “Cittaceleste”, ku është ndalur të komentojë në lidhje me 2 emra të “nxehtë” të merkatos së Interit, Lautaro Martinez dhe Sandro Tonali.

Për të parin, Lautaro Martinez, interesohet shumë Barcelona e cila e dëshiron si pasardhës të Suarezit. Marota u shpreh se gjithçka është ndalur dhe nuk ka asgjë të re.

Ndërsa për mesfushorin e Breshas, të cilin e kërkojnë me ngulm edhe skuadra si Milani apo Juventusi, ai deklaroi se është një djalosh i ri dhe mjaft premtues për të cilin ka një interesim por mbetet për t’u parë.

“Tonali është i ri dhe mjaft premtues. Ka një interesim, por të shohim. Barcelona dëshiron Lautaron? Ka ndalur çdo gjë për momentin, nuk ka të reja,” tha Marota.

Related posts

KAMPION BOTE ME GJERMANINË/ Hummels i pamëshirshëm pas eliminimit: Shumë lojtarë të tërhiqen…

F.autor

FUTBOLLI NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Presidenti i La Ligas: “Pleshti” nuk shkon në Itali. Serie A, e mbytur në borxhe!

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Verona-Milan, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment