Futboll Sport

HISTORIKE/ 30 vite më parë, ndeshja që nisi shkatërrimin e Jugosllavisë (FOTO)

Këtë 13 maj bëhen plot 30 vjet nga ndeshja ndoshta më e famshme që nuk është luajtur ndonjëherë. Ajo derbi e futbollit jugosllav mes Dinamos së Zagrepit dhe Cërvena Zvezdës është vlerësuar nga CNN mes pesë ndeshjeve të futbollit që kanë ndryshuar botën. Të tjerë e kanë cilësuar si shkrepsen që i vuri zjarrin shkatërrimit të Jugosllavisë. Dhë për habi ajo ndeshje e 13 majit 1990 që nuk arriti të luhej kurrë, do të mabhet mend edhe sot tre dekada më pas shumë më tepër se plot të tjera me shumë gola dhe emocione.

Ishte koha kur fërkimet etnike në Jugosllavi kishin nisur, kur kroatët dhe serbët ishin në gjendje tensioni mes tyre dhe një situatë e tillë do të shprehej më shumë se kudo tjetër në shkallët e stadiumit, ku tifozët nacionalistë të Cërvena Zvezdës, të ashtuquajturit “Delije”, kishin zbarkuar në kryeqytetin kroat për të nxitur trazira. Pjesë e ekipit të Dinamos ishte atëherë edhe futbollisti shqiptar Kujtim Shala që e ka kujtuar atë kështu për gazetën Koha Ditore: “Ajo ndeshje që nuk u luajt asnjëherë ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë. Është historike pasi ‘Delije’ të ndihmuar nga policia morën pjesë në shkeljen e krenarisë kroate. Sinqerisht edhe para hyrjes në stadium kam ndier që ajo ndeshje nuk do të luhet, pasi trazirat kanë nisur shumë më herët dhe është ndier tensioni”.

Por, nga ajo përplasje e paharueshme më shumë politike sesa sportive ka mbetur në memorie një klishe. Fotoja (lart) e futbollistit me famë botërore, Zvonimir Boban duke goditur me shkelm një polic.

Polici i cili u qëllua nga Boban quhet Refik Ahmetoviq. Ai sot është bërë një personazh i njohur dhe ka dhënë shumë intervista për këtë ngjarje.

“Unë mund ta kisha vrarë Bobanin” ka treguar ai për gazetën kroate Sportske Novosti. “Më ka sulmuar në vendin e punës. Josip Kuzhe (më vonë ish-trajner i kombëtares shqiptare) e ka shpëtuar duke e larguar nga unë. Ne kemi dashur të qetësojmë situatën, ndërsa Boban ka ftuar tifozët e Dinamos ‘Bad Blue Boys’ në terren. Ishte e përgatitur. Revolen e kam pasur të mbushur dhe kolegët më kanë thënë që të gjuaj, por nuk kam dashur. Po të vazhdonte ndeshja do të kishte të vdekur”.

Polici tashmë në pension, jeton në Ilijash, një vend në afërsi të Sarajevës në Bosnjë-Hercegovinë. Ai u bë një nga personazhet kryesore të asaj ndeshjeje për të ndezur gjakrat e së cilës plot tre mijë tifozë beogradas kishin marrë udhën drejt Zagrebit. Q para ndeshjes ata patën provokuar sherre dhe rrahje të shumta me tifozët vendas nëpër rrugët e qytetit. Por telashet e mëdha nisën kur tifozët nisën të hynin në stadium. Të udhëhequr nga krimineli Arkan, tifozët e Zvezdës nisën të shkatërrojnë tribunën, në tentim për të arritur tek vendas. Ata prishënu rrethimin dhe sulmuan tifozët e Dinamos me stola dhe me thika. Ndërkohë tifozët e Dinamos thyen po ashtu rrethimin dhe u futën në fushë për të arritur drejt serbëve. Aty ata u ndeshën me kundërshtimin e forcave të policisë. Pikërisht në këtë moment kapiteni i Dinamos, Boban, u doli në krahë bashkëqytatarëve të tij. Ai qëlloi mbi policin që Refik Ahmetoviq që po godiste një tifoz të Dinamos.

“Unë atë ndeshje nuk luaja se isha i dënuarj, por falënderoj Zotin që atëherë nuk isha në fushë. Ndonjëherë pyes veten se si do të reagoja nëse do të më godiste polici me shkop të gomës, ashtu si kishte abuzuar me Bobanin. Kam parë se si Boban, derisa ka shpëtuar tifozin tonë nga brutalitet i policisë. Ai u godit në kokë dhe shpinë. Natyrisht kam parë edhe goditjen e tij historike ndaj policit. Më pas kam dëgjuar se si polici për pak nuk ka qëlluar me armë Bobanin”, ka evokuar Kujtim Shala për Koha Ditore, atë episod historik të 13 majit 1990.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Igli Tare kërkon të “rrëmbejë” në janar sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

KALENDARI EURO 2020/ Ja renditja në Grupin H dhe 4 ndeshjet e radhës të Shqipërisë

Delo.autor

GOL FANTASTIK ME KOKË/ Rei Manaj bën heroin te Barcelona dhe “tërbon” komentatorin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment