Futboll Sport

“KOMBËTARJA I RIKTHEU DINJITETIN KOMBIT TONË”/ Veterani Buffon vë bast: Do i kalojmë të gjitha pritshmëritë

Xhanluixhi Bufon nuk i ka varur as këtë verë “këpucët në gozhdë”, por ai do të vazhdojë të luajë deri në moshën 44-vjeçare, por ndoshta edhe më tej, duke qenë se sapo ka firmosur me Parmën, aty ku nisi udhëtimin e tij që në moshën 17-vjeçare, por pranoi sfidën e radhës për të luftuar dhe për të rikthyer emiljanët në Serinë A, sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, si rekordmen i përfaqësueses dhe tifozi më i zjarrtë i tyre, Bufon është i bindur se Italia e Mançinit do të bëjë mrekullira.

“Nuk di se nga ta nis me komplimenta për skuadrën tonë të zemrë. Ajo ka kaluar çdo pritshmëri, por do të shkojë edhe më shumë sesa mund të mendojnë të gjithë. Por më e rëndësishme se kaq, kjo Itali i ka rikthyer dinjitetin dhe entuziazmin tifozëve dhe kombit tonë, pas asaj drame që përjetuam me mospjesëmarrjen në Botërorin ‘Rusi 2018’.

Nuk kam dyshime kur them se gjithçka po na shohin sytë deri tani është meritë absolute e Roberto Mançinit, një personi që si një prind i shkëlqyer i ka dhënë përgjegjësinë e duhur, por pa i ushtruar presion mbi shpatulla këtyre djemve të rinj dhe të talentuar.

Prandaj, të vazhdojmë dhe ta shijojmë sa më gjatë gjithçka na ka dhuruar Italia deri tani. Parashikim për Austrinë? Nëse luajmë me këmbë në tokë, siç kemi bërë në grupe, nuk do të ketë histori, ndonëse çdo rival meriton respekt maksimal”, tha njeriu i 176 prezencave me “Axurrët”.

Related posts

“A DO TË DONIT TË KALONIT NJË DITË PËR TË NGRËNË…”/ Shakira dhe Pique bëjnë propozimin që ndez ëndrrat e fansave (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Kane: Në jetë askush nuk ta zgjat dorën, doja t’i tregoja familjes se mundi i tyre nuk shkoi dëm

Q.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

Leave a Comment